Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosłaë Sikorsi, Ministër i Punëve të Jashtme i Polonisë, kryeministri Rama se synimi është që brneda 2027 duhet që të mbyllen të gjitëh negociatat me grupkapitujt.

'Dua të bashkoje me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë ukrainas mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë që ka ndodhur jo shumë larg nga këtu në tokën europiane si një krim i pamohueshme luftë. 6 muaj më para qëndroja këtu në këtë sallë kur çelëm bisedimet për grupkapituillin 1 dhe u kthyem sërish për atë të 6 dhe sot jemi këtu për të ecur para me grupkapitullin 2, dhe dua të shpreh fjalë mirënjohje për presidencën polake dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar para këtë proces, jemi mirënjohës ndaj shteteve anëtare të BE për të realizuar këtë gjë.

Duke pasur parasysh se prej nga vijmë falënderimet tona shkojnë edhe për për komisionerin europian dhe Marta Kos që si e thash dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione  vendit të saj dhe tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që mbanë ritmin që çdo lëvizje të ta çojmë para.

Me Martën kemi rënë dakord për një agjendë ambicioze dhe po presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 me vendosmërinë tonë dhe pasion tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Hapen negociatat për ‘Tregun e Brendshëm’, Rama: Integrimi në BE zgjedhje ekzistenciale, ta mbyllim brenda 2030-ës! Kos: Shqipëria histori suksesi, vijoni me reformat