Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel

BRUKSEL- Shqipëria përparon më tej në rrugën drejt integrimit europian. BE ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke i hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Takimi në nivel ministrot do të mbahet më 17 dhjetor 2024 dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.

"Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate", thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE. 

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:

-Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

-Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Moment historik e quan ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha. 

"Nga fjalët në vepra! Një tjetër moment historik në rrugën tonë të integrimit në BE. Takimi i Tretë i Konferencës së Aderimit do të zhvillohet më 17 dhjetor 2024, duke hapur negociatat për kapitujt 30 dhe 31. Faleminderit Presidencës hungareze të BE dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së për mbështetjen dhe besimin", shkruan Ferit Hoxha. 

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të "Themelorëve", që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare në 17 dhjetor pritet të shënojë një moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. 

Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare është e dyta që zhvillohet gjatë presidencës hungareze.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Sigurimi i Shtetit, si i përgjonte dhe ruante shkencëtarët shqiptarë? Esencë-Report Tv

Sigurimi i Shtetit, si i përgjonte dhe ruante shkencëtarët shqiptarë? Esencë-Report Tv