Nga ana tjetër Ambasadori i BE-së Sequi tha se nevojitet të ecet përpara. Ambasadorët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, pas përfundimit të dy aktivitete të ndryshme që po zhvilloheshin në hotel Tirana International, sot paradite.
ARVIZU: ZGJEDHJET TEST KRITIK PER DEMOKRACINE
Ambasadori Arvizu në një linjë me sekretaren amerikane të Shtetit dhe zëvendësin e saj, nënvizoi se Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe se zgjedhjet parlemtare janë test kritik për demokracinë.
“Do të doja të përsërisja atë që tha Sekretarja Clinton kur erdhi këtu para dy javësh. Gjithashtu, Zëvendës Sekretari Gordon bëri një deklaratë dje, besoj, para Këshillit Atlantik në Uashington. Shtetet e Bashkuara besojnë se Shqipëria është me të vërtetë në një udhëkryq kritik. Sekretarja e bëri shumë të qartë se zgjedhjet e vitit 2013 do të jenë një test kritik për demokracinë e Shqipërisë. Ajo dhe çdokush tjetër në Qeverinë e SHBA nxisin udhëheqësit shqiptarë që të shtyjnë përpara axhendën e reformave. Mendoj se axhenda përfshin shumë elemente, por janë dy në veçanti: njëri element përfshin tre ligjet që ju përmendët. Por elementi i dytë, që është faktikisht edhe më i rëndësishëm, është ndërtimi i një historiku të luftës kundër korrupsionit dhe nxitjes së qeverisjes më të mirë. Por, këto nuk mund të ndahen; ato ecin së bashku. Kështu që të shpresojmë se është kjo ajo që do të ndodhë. ”- tha Arvizu.

(Foto: Ambasadori Arvizu sot gjatë prononcimit për median)
AMBASADORI SEQUI: PO QENDROHET NE VEND, DUAM TE SHOHIM PROGRES
Nga ana e tij ambasadori Sequi tha se pret të shihet vërtet progres në këtë drejtim, madje për të thënë se sot politika po qëndron në vend iu referua një pjese të operas “Aida” ku ushtarët këndojnë nisemi por në të vërtetë marshojnë në vend.

(Foto: Ambasadori Sequi sot gjatë prononcimit për median)
“Këshilli i Bashkimit Europian mbahet në dhjetor dhe nuk ka kohë .Jam inkurajuar nga politikanët tuaj që thonë se integrimi është faktori i rëndësishëm dhe prioritet për Shipërinë dhe duhet me cdo kusht progresi. Unë e pëlqej operën. Eshtë një opera “Aida” ku një ushtri ecën dhe thotë “Përpara, përpara! ” por në skenë ata marshojnë në vend, shpresoj që Shqipëria të eci përpara, jo si në opera. Sepse cdo kush do të eci në jetë.” - tha Sequi në një prononcim për gazetarët pas ceremonisë së 15-vjetorit te krijimit te Shkolles se Magjistratures që u zhvillua në "Hotel Tirana International".
(sg/shqiptarja.com)
