Nisur nga situata që pritet të krijohet nga intensiteti i lartë i reshjeve në datat 5 dhe 6 Shtator 2016, Ministria e Punëve të Brendshme u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale të marrin masa parandaluese dhe reaguese në kohë.

Për këtë arsye, Ministri i Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në çdo Prefekturë e Bashki, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës.

Ndërkohë Drejtoritë e bordeve të kullimit, strukturat e hidrovorëve, si dhe OSHEE, janë njoftuar te nisin nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.

Ministria e Punëve të Brendshme këshillon gjithashtu qytetarët të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet gjatë orëve të reshjeve intensive të shiut.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com