Inter këtë të shtunën ndërkohë ka zyrtarizuar portierin Onana i ardhur me parametra zaro nga Ajax. Kamerunasi ka firmosur për 5 vite me 3 milionë euro në sezon, ndërsa pjesë e zikaltërve është bërë edhe Mkihtaryan, blerja e katër në merkato pas Lukaku-t, Asllanit dhe Onana-s.
Sakaq po punohet edhe në dalje pasi paris SG ka rritur ofertën për Skriniar, duke e çuar në 68 milionë euro. Mbrojtësi duket i destinuar për të shkuar në Paris pasi Inter është gati ta lërë për 70 milionë euro kesh. Lojtari prej kohësh ka akord pasi do fitojë nga 8-9 milionë në sezon në kryeqytetin francez.