Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në vend kanë regjistruar një interes të lartë nga vizitorët gjatë periudhës janar-maj 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, muzeumet, parqet arkeologjike, kalatë dhe monumentet e kulturës janë vizituar nga 424 mijë e 82 persona vendas dhe të huaj.
“Gjatë muajve Janar–Maj 2026, Institucionet dhe Qendrat e Trashëgimisë Kulturore kanë mirëpritur plot 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj, duke e kthyer kulturën në një nga historitë më të bukura të suksesit të vendit, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.
Numrin më të lartë të vizitorëve e kanë pasur parqet arkeologjike me 188 mijë e 437 vizitorë, të ndjekura nga muzetë kombëtarë me 143 mijë e 86 vizitorë dhe kalatë e monumentet e kulturës me 91 mijë e 559 vizitorë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, frekuentimi është rritur me 95.71%, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga këto institucione janë shtuar me 147.44%. Ndërkohë, në raport me pesë-mujorin e parë të vitit 2025, numri i vizitorëve është rritur me 9.9%, ndërsa të ardhurat me 7.3%.
“143,086 vizitorë në Muzetë Kombëtarë
188,437 vizitorë në Parqet Arkeologjike
91,559 vizitorë në Kala dhe Monumente të Kulturës
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vizitueshmëria është rritur me +95.71%, ndërsa të ardhurat e gjeneruara kanë shënuar një rritje spektakolare prej +147.44%!
Ndërsa krahasuar me vitin e shkuar vizitueshmëria u rrit me +9.9% dhe të ardhurat u rritën me +7.3%!
Trashëgimia jonë nuk është thjesht histori, ajo është energji, krenari kombëtare dhe një magnet që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota”, shkruan Gonxhja.
Komente









