Interi kursen 44 mln euro nga ulja e pagave, ja shifrat për çdo skuadër të Serie A

Interi kursen 44 mln euro nga ulja e pagave, ja shifrat për çdo skuadër të Serie A

Beteja për uljen e pagave në Serinë A është ende e hapur. Dje erdhi një propozim nga Liga e Serisë A që gjeti dakord të gjitha klubet e kampionatit dhe nga ana tjetër kemi edhe përgjigjen e ashpër të Shoqatës së futbollistëve që është kundër. Gjithsesi në çdo mënyrë është komunikata e Ligës së Serisë A që kanë bërë klubet të arsyetojnë por edhe tifozët dhe futbollistët se për çfarë shifrash bëhet fjalë. Dhe mund të bëjmë një llogari se sa do të kursente çdo klub pas uljes së pagave.

Duke përjashtuar Juventusin që tashmë e ka bërë një marrëvshje me futbollistët do të jetë edhe Interi ekipi që përfiton më shumë nga ulja e pagave duke parë se është ekipi i dytë në Itali për pagat që u jep lojtarëve. Zikaltërit nga ulja e pagave pas situatës së koronavirusit do të kursenin deri në 44 mln euro. Shifra të konsiderueshme do të kursenin edhe skuadra si Napoli, Roma dhe Milani që paguajnë më shumë se 100 mln euro paga dhe do të kursenin në këtë rast më shumë se 30 mln euro.Mbi 10 mln euro do të kursenin nga ulja e pagave edhe ekipe si Lazio,Bologna, Cagliari, Fiorentina, Genoa dhe Sassuolo ndërsa më pak se 10 mln euro do të kursenin ekipe si Sampdoria dhe Atalanta. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027