Interi, Napoli dhe Atalanta i janë bashkuar Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Rrugëtimi për Interin dhe Atalantën ka qenë i qetë, ndërsa Napoli vuajti.

Në 'Meazza' të Milanos, Interi fitoi 5-1 kundër Venezias dhe pret në çerekfinalet e Kupës së Italisë fituesin e çiftit Roma - Torino. Zikaltërit e Chivu shënuan me Diouf, Esposito, Bonny dhe dopietën e Thuram. Miqtë shkurtuan përkohësisht me Sagrado.

Në 'Maradona' Napoli vuajti kundër Cagliarit, por në fund siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Koha e rregullt u mbyll 1-1. Lucca shënoi për vendasit, ndërsa sardët barazuan me Seba Esposito. Nga 11 metra më të saktë u treguan djemtë e Contes që shënuan nëntë herë, kundrejt tetë të Cagliarit. David Nerres gaboi për napoletanët, ndërsa Felici dhe Luvumbo për miqtë. Napoli në fazën e radhës do përballet me fituesin e Fiorentina - Como.

Sot luhen dy ndeshjet e radhës për 1/8 e Kupës së Italisë. Bologna - Parma dhe Lazio - Milan.

Kupa e Italisë, faza 1/8-ave:

E mërkurë, 03 dhjetor 2025

Atalanta 4-0 Genoa

Napoli 1-1 Cagliari (9-8 pas penalltive)

Inter 5-1 Venezia

Çiftet e fazës çerekfinale:

Juventus - Atalanta

Inter vs fituesi i Roma - Torino

fituesi i Fiorentina - Como vs Napoli

Bologna - Parma vs Lazio - Milan

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
VIDEO/ Dramë në 'Maradona', Napoli kalon Cagliarin pas 20 penalltive

Në "Maradona" Napoli vuajti kundër Cagliarit, por në fund siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Koha e rregullt u mbyll 1-1. Lucca shënoi për vendasit, ndërsa sardët barazuan me Seba Esposito. Nga 11 metra më të saktë u treguan djemtë e Contes që shënuan nëntë herë, kundrejt tetë të Cagliarit. David Nerres gaboi për napoletanët, ndërsa Felici dhe Luvumbo për miqtë. Napoli në fazën e radhës do përballet me fituesin e Fiorentina - Como.

Ora 11:19
VIDEO/ Interi 'shuplakë' Venezias, fiton 5-1 në Kupë

Në 'Meazza' të Milanos, Interi fitoi 5-1 kundër Venezias dhe pret në çerekfinalet e Kupës së Italisë fituesin e çiftit Roma - Torino. Zikaltërit e Chivu shënuan me Diouf, Esposito, Bonny dhe dopietën e Thuram. Miqtë shkurtuan përkohësisht me Sagrado.