Interi dhuron një provë force dhe tregon që është kampioni në Itali. Zikaltërit triumfuan në Firence me përmbysje ndaj Fiorentinës në shifrat 3-1 dhe marrin përkohësisht komandën me 13 pikë. Fiorentina e dominoi pjesën e parë dhe e mbylli në avantazh 1-0 falë golit të Sottil por skuadra e Simone Inzaghit tregoi gjithë potencialin në fraksionin e dytë. Në vetëm tre minuta 52 dhe 55 Interi përmbysi gjithçka me golat e Darmian dhe Edin Dzeko. Më pas në fund shënoi edhe kroati Ivan Perisic. 4 fitore e një barazim për Interin në 5 javë kampionat.Sot zbresin në fushë Juventusi ndaj Spezias e Milani pret Venezian
Atalanta siguroi ndërkaq fitoren e parë në shtëpi për këtë sezon. Bergamaskët triumfuna 2-1 ndaj Sassuolos ku të gjithë golat u realizuan që në pjesën e parë. Gosens dhe Zappacosta shënuan për skuadrën e Gasperinit ndërsa Berardi tundi rrjetën për miqtë. Të shtunën në Milano Atalanta sfidon Interin.
Në La Liga Atletico Madrid përmbysi Getafen falë Luis Suarez dhe mori kryesimin përkohësisht. Skuadra e Simeones e fitoi 2-1 derbin e vogël të Madrid-id me Oblak që e devijoi topin në portën e tij por në 12 minutat e fundit Luis Suarez shpëtoi ekipin. Sulmuesi uruguaian fillimisht barazoi në minutën e 78-të dhe në limite shënoi edhe golin e fitores. Pas 6 javësh Atletico kryeson me 14 pikë ndërsa sonte Reali pret Mallorcan./ Përgatiti Andi Kapxhiu