/ATSH-CRI/ - Integrimi me sektorin e internetit të Kinës po krijon pasurimin e mundësive të zhvillimit për industritë tradicionale, thotë themeluesi i motorit të kërkimit në internet, "Baidu", Li Yanhong.
Li, anëtar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike, institucionit më të lartë politik këshillues të Kinës, i bëri komentet gjatë një konference shtypi para gazetarëve.
Në ndërkohë, duke mbajtur raportin e tij para sesionit vjetor parlamentar, kryeministri kinez, Li Keqiang tha se Kina do të zhvillojë projektin "Internet Plus" për të ndërthurur internetin me prodhimin modern industrial, zhvillimin e shëndetshëm të tregtisë në internet dhe shërbimet bankare.
Li tha se projekti "Internet Plus" do të integrojë industritë tradicionale me teknologjinë e informacionit dhe do të ndihmojë ristrukturimin ekonomik e përmirësojë jetesën e njerëzve.
"Unë besoj se 'Internet Plus' do të zhvillojë një mekanizëm që do të integrojë internetin me industritë tradicionale. Gjatë viteve të fundit numri i përdoruesve të internetit të Kinës është rritur ndjeshëm dhe rreth 50 për qind e popullit kinez po përdorin internetin. Rritja e përdoruesve të internetit në lëvizje do t'i mundësojë internetit të ushtrojë ndikim mbi disa industri të tjera," tha Li.
"Ne mund ta imagjinojmë sot një ditë kur çdo industri, sidomos ato tradicionale, janë integruar me internetin. Kina ka pasur një ekonomi tregu për vetëm disa dekada dhe deri tani sistemi ekonomik nuk është i pjekur në mënyrë efikase. Por nëse ne i integrojmë industritë tradicionale me internetin, me mund të krijojmë shumë mundësi të reja", theksoi ai.