Interneti rrezikon jetën sociale të fëmijëve 

Interneti rrezikon jetën sociale të fëmijëve 
Sociologu Zyhdi Dervishi: Fëmijët duhet të jetojnë fëmijërinë, programet pornografike dhe të dhunës nga interneti duhet të censurohen.
 
Fëmijët rrezikojnë të krijojnë varësi nga interneti, aq më tepër tani që me zhvillimin e teknologjisë dhe futjes sa më shumë të internetit në familjet shqiptare. Gjithashtu, interneti përveç efekteve pozitive në jetën e gjithsecilit prej nesh, ka dhe shumë efekte negative, sidomos tek fëmijët.

Kështu, sipas socialogut Zyhdi Dervishi, orët e tepërta që kalojnë fëmijët në internet rrezikojnë t`i bëjnë ata më pak social, të dhunshëm dhe me një sjellje agresive. Kjo vjen edhe nga programet e pacensuruara të pornografisë apo dhunës.

Në një intervitë për emisionin “Rreze Dielli” sociologu, Dervishi thotë se “dy deri gjashtë orë në internet u merr shumë kohë fëmijëve, kështu ata nuk sociolizohen me njëri- tjetrin por sociolizohen nëpërmjet internetit”.

Përdorimi i internetit tek fëmijët, kohët e fundit, po diskutohet shumë në këndvështimet sociale nga sociologët lidhur me rrezikun që ai mund të krijojë tek moshat e reja, aq më tepër kur ata nuk kontrollohen nga prindërit.

Sociologu, Zyhdi Devishi, i pyetur lidhur me ndikimin e internetit në jetën e fëmijëve, thotë se “të rinjtë mund të humbasin shumë kohë me internetin. Më vonë ata e kuptojnë që kanë humbur kohën kur duhet të kualifikoheshin”, shton ai.

Një efekt tjetër negativë që ka interneti në jetën sociale të fëmijëve, por edhe në kualifikimin dhe edukimin e tyre është dhe përdorimi i wibesiteve të ndryshme që ofrojnë programet e ndryshme të internetit. Në bisedë me sociologun Zyhdi Dervishi, ai evidentoj programet e pornografisë në internet dhe të filmave të dhunshëm si një problemantik shumë të madhe që ndikon tek formimi i fëmijëve.

Ai thotë se “këto programe nuk duhet të qarkullojnë pa password dhe unë mendoj që këto programe duhen hequr fare sepse nuk janë edukative për fëmijët”.
Por, duke qëndruar me orë të tëra në internet jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit rrezikojnë nga ekrani i kompjuterit që të kenë probleme me sytë dhe lëkurën. Nuk është rastësi që kohët e fundit është shtuar shumë numri i fëmijëve me syze dhe me numër të lartë.

Para pak kohësh, sociologu Zyhdi Dervishi, kujton që ishte në Gjermani në 1998 ku drejtonte një seminar me studentë të sociologjisë.
“Aty ishin 32 studentë nga të cilët vetëm 4 ishin pa syze dhe të gjithë syzet i kishin me numër të madh”, thotë ai.interneti femijet
 

Si ndikon interneti tek fëmijët në orët e tepërta të lëvrimit në të?

Shumica e familjeve në shqipëri e kanë një ekran të kompjuterit duke patur internet. Interneti është një arritje e madhe e teknikës së teknologjisë. Është një arritje e madhe e teknologjisë së informacioneve.

Është një magazinë e madhe ku ka një sfond të madh kulturorë dhe ne tërheqim të gjithë një pjesë të kësaj kulture të madhe të internetit.
Të rinjtë që rriten me internetin në shtëpi nuk e kuptojnë se çfarë sysh të jep internet.

Por, interneti ka dhe efekte negative.
Ka njëfarë abuziviteti në përdorimin e internetit nga fëmijët. Shumë fëmijë dhe të rinjë në moshën kur duhet të punojnë shumë për të hedhur bazat e formimit të tyre humbin shumë kohë në internet. Ne nuk kemi studime kombëtare.

Kam bërë një studim të shkollave nëntë vjeçare. Ata humbin një kohë shumë të madhe ku shohin programet e internetit. Përballë kompjuterit të rinjtë shohin programet e ndryshme të internetit.

Programet e internetit kanë një sfond të pasur të kulturave dhe njohurive, por ka dhe programe shumë vulgare që kalojnë tek të rinjtë duke humbur romantikës e jetës dhe të moshës. Ky është një efekt negativ si pornografia, perversiteti pornografikë që qarkullojnë pa password.

Këto programe nuk duhet të qarkullojnë pa password dhe unë mendoj që këto programe duhen hequr fare sepse nuk janë edukative për fëmijët.

Dy deri në gjashtë orë u merr shumë kohë fëmijëve dhe ata nuk socializohen me njëri- tjetrin por sociolizohen nëpërmjet internetit. Komunikimi sy më sy është një komunikim më emocional, më social. Është një komunikim i tillë që e ngarkon me emocione tjetrin. Në internet këtë mundësi nuk e ke.
Fjala e shkruar dhe komunikimi me “skype” nuk janë komunikim i drejtëpërdrejtë.


Ai bën fëmijët më pak social komunikimi në internet në lidhje me zvendësimin e një miku apo të jetës reale?

Bisedat nëpërmjet internetit janë më të ftohta dhe më pak emocionale. Fëmija duhet t`i kalojë fazat e fëmijërisë. Fëmija ka nevojë të eci këmbë zbathur në breg të detit, të gërvishtë këmbën me futboll, të shkoj dhe në mal, të gërvishtet në gjëmbat e manaferës. Kjo jetë në natyrë nuk duhet të zvendësohet nga interneti. Nuk duhet t`ia marrë këtë kohë fëmijës interneti.


Sa është koha maksimale që një fëmijë duhet të rrijë në internet?

Koha nuk duhet të jetë shumë e gjatë. Një nxënës i klasës së gjashtë nuk duhet të qëndrojë më shumë se një orë në internet. Sepse bie në kurthin e internetit me shumëllojshmërinë e skedarëve të internetit duke humbur kështu kohën. Të rinjve u vret kohën.

Të rinjtë janë përballë sfidave të reja. Koha moderne të jep shumë mundësi por është dhe shumë sfiduese. Ku ke shumë pak mundësi për zgjedhje ke pak mundësi të gabosh. Kur ke shumë mundësi për zgjedhje ke më shumë mundësi të gabosh. Të rinjtë mund të humbasin shumë kohë me internetin. Dhe më vonë e kuptojnë që kanë humbur kohën kur duhet të kualifikoheshin.

Një efekt tjetër negativë që ka interneti është ekrani i kompjuterit ku fëmijët qëndrojnë në një kohë shumë të gjatë. I ndikon keq tek lëkura dhe tek sytë. Nuk është rastësi që kohët e fundit është shtuar shumë numri i fëmijëve me syze dhe me numër të lartë.

Para pak kohësh drejtoja një seminar me studentë të sociologjisë dhe aty ishin 32 studentë nga të cilët vetëm 4 ishin pa syze. Dhe kishin numër të madh.
 
Përdorimi i kompjuterit këshillohet të punohet jo më tepër se katër orë në ditë para ekranit të kompjuterit dhe me disa ndërprerje. Ne shqiptarët nuk e kemi këtë edukatë që ta respektojmë këtë kriter dhe të gjithë ne duke filluar nga vetja e bëjmë këtë gabim.


Ekzistojnë programe të pacensuruara ku fëmijët rrezikohen nga pornografia apo skenat e dhunës. Si duhet të sillen prindërit në pengimin e klikimeve të këtyre programeve?

Tani që kjo rreze dije informacioni që ka hyrë në shtëpi, unë nuk di teknikisht se si duhet të veprojë një prind për ta penguar fëmijën e tyre. Edhe në qoftë se prindërit i pengojnë me anë të një programi disa wibesite të caktuara fëmijëve, ata mund ta heqin nëpërmjet shokëve të tyre.

Një fëmijë që i është mohur dicka ai ndihet i frustruar. Ndoshta, do ishte më mirë që të kishte një thirrje në shkallë botërore që nga interneti të hiqen pornografitë, të hiqen perversitetet. Interneti duhet të jetë një auditor shumë i fuqishëm i edukimit në kuptimin e mirë të fjalës për fëmijët, për të rinjtë dhe për të gjithë njerëzit në botë.

Jeta ka shumë perversitete, vulgaritete që nuk duhet ta shtojmë me anë të internetit më tepër.
Edhe filmat duhet të jepen me masë. Në një farë mënyre fëmija duhet të jetojë fëmijërinë.

Në studimin që kam bërë vjet dhe e kam referuar në një konferencë shkencore ndërkombëtare që është zhvilluar në Stamboll. Me keqardhje them që një pjesë e mirë e të rinjve, 19% e të rinjve, adoleshentë të shkollave të mesme dhe klasave të teta dhe të nënta të shkollës nëntë vjeçare ndikoheshin nga filmat me dhunë në jetën e tyre të përditshme. Sot këto shifra janë më të larta. Duhet të jenë filma që ofrojnë fisnikëri jo perversitete.

Në botë, sot, shkalla e krimit është rritur dhe një nga arsyet janë dhe modelet që ofrohen nga mediat e ndryshme. Kur flasim për mediat, përfshijmë filmat që jepen dhe për hir të vërtetës ne shohim më tepër filma në televizor dhe internet sesa në ekranet e kinemasë.

Kjo botë e trazuar do ta ulte pak këtë efekt të trazimit nëse në media do të jepeshin programe që sjellin fisnikëri dhe shëmbullin e mirë. Shoqëria e sotme ka nevojë për moral të shëndoshë. Ne sot po jetojmë në një krizë të rëndë dhe kjo nuk është një krizë ekonomike.

Kjo është krizë shpirtërore, psikologjike. Kjo krizë e tanishme është krizë shumë e theksuar shpirtërore. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm