INTERVISTA e Fatos Nanos më 1996 në burgun e Bënçës: PS është një qyp me flori që disa guralecë i kanë zënë grykën

INTERVISTA e Fatos Nanos më 1996 në burgun e Bënçës: PS është një qyp me flori që disa guralecë i kanë zënë grykën

Fatos Nano në qelinë e burgut Bënç, Tepelenë (6 Korrik 1996)

*Intervistë e dhënë nga Fatos Nano më 6 Korrik 1996 në burgun e Bënçës në Tepelenë, për gazetarin Mero Baze, ”Zërin e Amerikës”. Asokohe, Nano ishte kryetar i Partisë Socialiste.

Intervista e plotë

Ma do mendja, nëqoftëse do të më lejoni në mënyrë figurative të shpreh se çfarë pret opinioni ose elektorati shqiptar nga Partia Socialiste, apo përgjithësisht nga faktorë politikë, sentencën e një gjimnazisteje, që më shkruante, se konsideronte që ‚ “Partia Socialiste është një qyp me flori, ku duhet të gërmosh disa guralecë për të gjetur përmbajtjen reale të këtij qypi”.

Pra, ka guralecë në grykën e qypit. Pra, unë jam i bindur se ‛florinjtë‛ intelektualë të Partisë Socialiste do ta mbështesin këtë mocion, sepse brezi i ri, brezi i së ardhmes së Shqipërisë, kërkon që potenciali i kësaj partie të jetë në shërbim të zgjidhjes së situatës së tanishme dhe të së ardhmes demokratike të vendit.

Zoti Nano, kohët e fundit keni tërhequr vëmendjen e opinionit publik me disa qëndrime politike, siç është rasti i mocionit që i keni drejtuar Partisë Socialiste për nevojën e reformimit të saj të brendshëm. A janë këto një linjë refleksioni rreth rezultateve të 26 majit në Shqipëri?

            Lëvizjet e mia politike nuk janë lëvizje personale dhe nuk shprehin aspak mendime personale. Shprehin, në përputhje me analizat që unë dhe shokët e mi bëjmë, një përpjekje shumë serioze për të zgjidhur një pjesë të problemeve që ka shoqëria shqiptare dhe që i takojnë elektoratit të Partisë Socialiste. Sigurisht, unë nuk mund të marr përsipër të vihem në rolin e predikuesit, pavarësisht nga gjendja ime prej të burgosuri, për të gjithë opozitën apo, aq më pak, për të gjithë politikën shqiptare. Unë thjesht kërkoj me përgjegjësi dhe solemnitet të bëj detyrën time. Detyra ime kryesore, ashtu si e çdo përfaqësuesi tjetër të subjekteve politike, është ndikimi maksimal i mundshëm në formësimin e opinionit politik të elektoratit për të kuptuar se çfarë nuk ecën, çfarë duhet bërë dhe si mund të dilet nga kriza e sotme.

A mund të na thoni konkretisht: çfarë përmban mocioni juaj drejtuar Partisë Socialiste për nevojën e një debati për reformimin e saj?

            Sigurisht ky është një aspekt politik dhe organizativ, që ka të bëjë me funksionimin normal të Partisë Socialiste si një forcë e organizuar në kushtet e një shoqërie që po demokratizohet dhe në kushtet e pluralizmit, që do të funksionojë normalisht në kuadrin e strukturave dhe të Statutit të Partisë Socialiste. Ka një rëndësi politike të veçantë, sepse është një mocion që merr përsipër të zgjidhë në mënyrë thuajse vendimtare një varg problemesh që janë akumuluar, por që, në fund të fundit, nuk janë të shkëputura dhe aspak specifike në raport me tërë problematikën e shoqërisë shqiptare.

A e dini se kryesia e Partisë Socialiste e ka kundërshtuar mocionin tuaj?

            Sigurisht që jam në dijeni, përderisa vazhdoj të jem kryetar i Partisë Socialiste dhe ritheksoj se kryej detyrën time politike dhe funksionale.

Natyrisht, mocioni i drejtohet Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste në prag të fazës përmbyllëse të Kongresit të Dytë, që do të zhvillohet së afërmi dhe Komiteti i Përgjithshëm Drejtues është organi më i lartë drejtues i një partie politike midis dy kongreseve.

Ndaj, fakti që në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të gjithë anëtarët janë zgjedhur nga Kongresi dhe kryesia del nga ky Komitet, më shtyn mua ta konsideroj faktin që ju paraqitni dhe që në fund të fundit është krejt i dimensionueshëm në përputhje me normat e statutit të kësaj partie politike dhe me faktin se mocionet për debat hapin mundësinë që dhe partitë të bëhen pjesë e kësaj shoqërie që synojmë të ndërtojmë.

Pra, nëpërmjet konkurrencës së ideve, të alternativave, nëpërmjet debatit, që është forcë lëvizëse në politikë, e konkurrimit pluralist, përcaktojmë përfundimisht masat që duhet të ndërmarrë Partia Socialiste për të qenë një partnere aktive në zhvillimet e ardhshme.

            Nënkryetari i Partisë Socialiste, zoti Luan Hadaraga, ka kërkuar në një aktiv me qytetarët e Durrësit që të bëhet një kongres i ri dhe zgjedhje të reja në bazë, kurse ju kërkoni mbajtjen e një kongresi që do të përmbyllë fazën e dytë të kongresit që zhvilluat para zgjedhjeve parlamentare, pa bërë ndryshime në bazë. A janë këto dallime teknike apo qëndrime ideore të ndryshme midis kryetarit të Partisë Socialiste dhe njërit prej nënkryetarëve të saj?

            Unë e kuptoj zotin Hajdaraga dhe do të doja t’i theksoj se politika shqiptare ka shumë ngarkesë koncesionesh apo sloganesh. Mocioni, në fund të fundit, merr përsipër një analizë të plotë, pa mënjanuar asgjë të karakterit të ndryshimeve programore, një analizë të mirëfilltë politike, për të gjykuar dhe për të vendosur përfundimisht, për të kryer gjithë ndryshimet e nevojshme në Partinë Socialiste, në të gjtiha aspektet që thashë, duke përfshirë sigurisht dhe konkurrimin e njerëzve që do të zbatojnë alternativat e së ardhmes. Prandaj, për mua nuk ka fare rëndësi nëse kjo do të jetë një fazë përmbyllëse a një Kongres i ri, por në përputhje me vazhdimësinë logjike të jetës organizative të Partisë Socialiste, natyrisht që është kurorëzimi i një procesi që nisi në fazën e parë të Kongresit. Dhe sigurisht unë do të doja që dhe zoti Hajdaraga ta kuptonte thellësinë dhe përgjegjësinë e operacioneve që synon mocioni.

            Ka lajme kontradiktore në shtyp rreth mënyrës se si është dorëzuar mocioni në kryesinë e Partisë Socialiste, rreth rolit të zotit Gramoz Ruçi në këtë proces, për të cilin flitet se tani nuk gjendet në krye të Partisë Socialiste. Si qëndron e vërteta dhe sa është i informuar Fatos Nano rreth këtyre qëndrimeve?

            Jam i sigurt që ky mocion është paraqitur në përputhje me të gjitha normat e Statutit të Partisë Socialiste dhe sigurisht normat e Statutit nuk përcaktojnë se në cilën zyrë duhet troktitur për të shtruar për zgjidhje problemet politike dhe organizitive për zgjidhje të Partisë Socialiste. Për mua nuk ka aspak rëndësi se dikush nga zëvendësit e mi apo nga drejtuesit e udhëheqjes kolektive të Partisë Socialiste është apo jo në krye të detyrës sot. Çështja është se gjithmonë, si kod force politike, Partia Socialiste ka përgjegjësinë që të aktivizojë njerëzit dhe përgjegjësitë përkatëse për zgjidhjen e problemeve që shtron koha.

Zoti Nano, në prag të mocionit për debat që ju keni shtruar, a jeni i sigurt se do të fitoni mbështetjen e Partisë Socialiste?

            Nuk është një çështje sfide personale nëse do të fitojë ky apo ai emër. Unë nuk e konceptoj dhe nuk e shtroj në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, unë jam thuajse i sigurt se Partia Socialiste ka potencialin e nevojshëm intelektual dhe përgjegjësinë përkatëse politike që të bashkohet çdo ditë me iniciativë dhe kjo është një inciativë politike, që zgjidh jo vetëm fatet e individëve të veçantë, por statusin dhe imazhin politik të forcës politike që e mbështet një pjesë e konsiderueshme e elektoratit.

Ma do mendja, nëqoftëse do të më lejoni në mënyrë figurative të shpreh se çfarë pret opinioni ose elektorati shqiptar nga Partia Socialiste, apo përgjithësisht nga faktorë politikë, sentencën e një gjimnazisteje, që më shkruante, se konsideronte që ‚ “Partia Socialiste është një qyp me flori, ku duhet të gërmosh disa guralecë për të gjetur përmbajtjen reale të këtij qypi”.

Pra, ka guralecë në grykën e qypit. Pra, unë iam i bindur se ‛florinjtë‛ intelektualë të Partisë Socaliste do ta mbështesin këtë mocion, sepse brezi i ri, brezi i së adhmes së Shqipërisë, kërkon që potenciali i kësaj partie të jetë në shërbim të zgjidhjes së situatës së tanishme dhe të së ardhmes demokratike të vendit.

Mos jeni duke thënë se zhavori në grykë të qypit me flori është Kryesia e Partisë Socialiste, e cila, sipas kësaj gjuhe, duhet pastruar?

            Për këtë duhet të bisedoni më nga afër me opinionin përkatës, pra me brezin e ri. Por çdo krahasim çalon. Unë iam i sigurt se kapacitetet intelektuale dhe përgjegjësia politike e Partisë Socialiste ndodhet brenda qypit.

Si përfundim, zoti Nano, çfarë prisni rreth debatit për nevojën e reformimit të Partisë Socialiste dhe provës së diskutimit të mocionit tuaj në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste?

            Unë pres një konkluzion logjik të zhvillimeve të derisotme në Partinë Socialiste, korrigjimin e situatës në të cilën ka pak politikë reale, e cila për mua është vitrina e aftësisë qeverisëse të një force politike, qoftë dhe në opozitë, dhe ka shumë propagandë, në kuptimin e kontaktit populist në lidhje me elektoratin. Pra, kërkoj që Partia Socialiste, edhe

 në prizmin e krahasimit që çalon, të shpalosë seriozitetin dhe aftësitë e saj për të marrë përsipër me përgjegjësi shtetërore fatet, qoftë edhe vetëm të asaj pjese të elektoratit që përfaqëson, në pritje të betejave të ardhshme elektorale dhe më tej.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 02/09/2023 08:49

    Nano ka plotesisht te drejte kur thote se PS nje thes me flori. kete e ka vertetuar se ka perfituar aq flori sa qe mund te jetoje si kont ne ç'do cep te botes,plus qe kete po e verteton akoma me shume Rama me qeverine e tij te "ndershme" por qe jane bere te gjithe milionere dhe me shume se kaq ish K/M socialist I. Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin