TIRANE- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu ka shprehur dakordësinë për tu bërë ndryshime në Kushtetutë. Sipas tij, politika duhet që të konsultohet edhe me Shoqërinë Civile për të bërë ndryshime të rënjësishme që i mungojnë Kushtetutës. Ndërsa i tërheq veshin politikës që ndryshimet të bëhen cilësore dhe afatgjata, duke marrë kohën e nevojshme si amendim dhe jo siç janë bërë ndryshimet e fundit brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ju jeni një jurist, konstitucionalist dhe ish- drejtues i Gjykatës Kushtetuese. Politika ka hedhur idenë për ndryshime në Kushtetutë. A mendoni se ka ardhur koha?
Në konferencën që u organizua me rastin e 15 vjetorit të Kushtetutës Shqiptare personalitet kryesore si Presidenti i Republikës, kryeministri i vendit, kryetari i Parlamentit që përshëndetën secili në emër të institucionit të vet dhe vlerësuan Kushtetutën Shqiptare, në të njëjtën kohë shfaqen mendime veç e veç se ka ardhur koha që pas 15 viteve të amendohet dhe rishikohet Kushtetuta me idenë dhe qëllimin e përsosjes së saj për ta bërë sa më jetëgjatë, sa më cilësore. Pra që të tre këta patën një mendim të unifikuar, i cili u mbështet nga Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi. Tani të kthehemi tek mendimi a duhet të ndryshojë? Unë bashkë me disa kolegë të tjerë prej tre vjetësh kemi diskutuar në shumë intervista, opinione dhe kemi shfaqur mendimin se ka ardhur koha për t’u rishikuar Kushtetuta.
Secili nga ne, e ka vlerësuar Kushtetutën shqiptare në tërësi, në frymën e saj, konceptet, standartet që kanë dispozitat e veçanta, por në tërësi kanë dëshmuar edhe problematikat ku janë ndeshur pasaktësi, keqkuptime keqinterpretime, apo qëndrime të ndryshme. Ka edhe shumë kërkesa të tjera të kohës, që kanë lindur pas miratimit të kushtetutës, dhe veçanërisht kërkesa që lidhen me aspiratën që ka Shqipëria për t’u integruar në Bashkimin Europian. Të gjitha këto na kanë çuar tek mendimi se sot jemi në ato kushte, për të amenduar të gjithë Kushtetutën.
Por duke shfaqur këto mendime për rishikimin e saj, unë mendoj se duhet të biem dakord të gjithë, që të ruhemi nga gabimet dhe të metat e konstatuara deri tani, në rastet kur është amenduar Kushtetuta. Pa qënë nevoja për tu futur në detaje, është botërisht i pranuar fakti se ndryshimet e Kushtetutës të vitit 2008, që kryesisht lidhen me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit dhe me të drejtën e Kryeministrit për mocionin e besimit, qenë ndryshime që u bënë në kundërshtim me çdo standard Kushtetutes, sepse u bënë shpejt e shpejt, të paplanifikuara dhe të pastudiuara mirë, pa ekspertizën e nevojshme dhe të papritura nga publiku dhe komuniteti i juristave, profesinistave që mund të kontribuonin në të.
Si duhet të jetë ky proces, kush duhet të përfshihet?
Ku proces duhet të jetë pa tjetër gjithëpërfshirës, sepse unë jam kundër faktit se një mazhorancë sado e madhe që të jetë në numër, nuk duhet konsideruar e mjaftueshme për të rishikuar Kushtetutën. Pavarësisht se realisht dhe kushtetueshmërisht ajo e bën këtë. Pra duhet pasur një gjithëpërfshirje të forcave parlamentare dhe jo parlamentare deri tek Shoqëria Civile, që sipas mendimit tim është një faktor shumë i rëndësishëm. Sepse këtu mund të përfshihen shumë jurist, konstitucionalist të cilët nuk militojnë në ndonjë parti politike.
Gjithëpërfshirja duhet të kuptojë konsensusin e gjerë mbarë kombëtar për këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim që ky proces të kompesojë edhe ato pak boshllëqe, mangësi që u vunë re në qëndrimet e partive politike, kur u miratua kjo Kushtetutë. Siç e dimë në atë kohë, qëndrimi i opozitës së atëhershme nuk qe i kënaqshëm dhe nuk vlerësoi siç duhet këtë akt themeltar të shtetit. Më vonë ajo reagoi pozitivisht, e bëri atë akt të pranueshëm dhe i bëri jehon zbatimit të saj.
Jemi mësuar të shohim se amnedimet janë bërë brenda një kohë shumë të shkurtër…
Duhet të jetë për një kohë relativisht të gjatë. Pra, unë mendoj se ky proces nuk mund të jetë një proces ditësh, apo një proces muaj, por një proces që të krijojë mundësi që të ekspozohen të gjitha problematikat të vëna re këto 15 vjet, e gjithë problematika se ku duhet të pasurohet Kushtetuta.
Kush janë ndryshimet më të rëndësishme, ku duhet të ndërhyet?
Ka vend për disa problematika konkrete, të cilat në thelb duhet ti bëjnë jehonë keqpërdorimit të pushtetit nga mazhoranca parlamentare. Eksperienca jonë ka treguar se mazhorancat parlamentare e kanë keqpërdorur shumë shpesh pushtetin e tyre duke spekuluar me faktin se përbëjnë shumicën e nevojshme në Parlament. Por demokracia lë të kuptojë faktin, se veç mazhorancës duhet të ketë një rol të ndjeshëm edhe opozita. Mazhoranca aktuale që në numër është e madhe të mos bëjë të njëjtat gabime që ka bërë mazhoranca e shkuar.
Pra, thelbi është kjo, që ti vihet fre mazhorancave sidoqoftë të jetë ajo, ti vendos fre autoritetit dhe pushtetit të një personi të vetëm. Tek ne kryetarët e partive qoftë ato që marrin pushtetin, qoftë ato që mbeten në opozitë janë faktorët kryesor për gjithë hallkat e pushtetit: për të caktuar deputetët; për të ndikuar në zgjedhjet e organeve që me Presidentin dhe gjithë organet e tjera; për të determinuar në zgjedhjen e gjyqtarëve të lartë e shumë organe të rëndësishme që sipas Kushtetutës duhen respektuar procedurat parlamentare.
Parlamenti, sipas mendimit tim duhet të funksionojë me dy dhoma, që dhoma e dytë të quhet senati. Krijimi i senatit, sipas pikëpamjeve të shumë juristëve është një faktor zbutës, qetësues, stabilizues për politikën shqiptare, i cila ka dëshmuar se në kushte të rralla ka qenë e butë, konsensuale. Pra veç senatit diskutohet edhe pozita dhe vendit i organit të Prokurorisë pavarësisht nga zgjidhja që Kushtetuta jonë i ka bërë që nga koha para hartimit të saj, dhe ndër këto vite nuk ka munguar opinioni kundër se Prokuroria mund të kishte një vend tjetër të veçantë.
Problemet themelore të tjera kanë të bëjnë me pozitat e organeve të tjera, siç është Gjykata Kushtetutese, ridimensionimi i ndonjë kompetence të saj mund të ishte e domosdoshme, sepse është konstatuar që shtetasit të gjejnë pak vend për mbrojtjen e tyre të veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të veçantë për mbrojtjen e lirive themelore të shtetasve. Kushtetuta jonë, ashtu siç është formuluar nuk është plotësisht në harmoni me përmbajtjen e të drejtave europiane të Drejtave të Njeriut. Prandaj del si domosdoshmëri se Shqipëria që dëshiron ti bashkohet europës domosdo duhet ta harmonizoj Aktin Themeltar me këtë konventë…
Po për sa i përket subjekteve që e vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese?
Patjetër. Duhet të korigjohen subjektet që e vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Të vendoset si subjekt që e vendos në lëvizje Prokurori i Përgjithshëm që aktualisht nuk e ka. Kështu mund të adaptohet një zgjidhje edhe për Avokatin e Popullit për të qenë subjekt që e vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, jo siç është tani që e vë në lëvizje me kushte të kufizuara, por për të qenë subjekt që në çdo rast që konstaton problematika mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Mund të ishte një dispozitë që ka të bëjë me përmbajtjen e dispozitave që flet për të drejtën e zgjedhjeve. Ne që aspirojmë për tu integruar në Bashkimin Europian mund tu japim të drejtën edhe aty personave që jetojnë këtu, pasi të drejtën për të votuar e kanë vetëm shtetasit shqiptar.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com