INTERVISTA/ Gazetari i njohur: Armand Duka nuk duhej të kandidonte më, zgjedhjet duhet të kenë transparencë

INTERVISTA/ Gazetari  i njohur: Armand Duka nuk duhej të kandidonte më, zgjedhjet duhet të kenë transparencë

Armand Duka

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit janë tema kryesore e këtyre javëve në vendin tonë, ku në garë janë tre kandidatë Armand Duka, Dritan Shakohoxha, dhe Sulejman Starova.

Një proçes zgjedhor që është shoqëruar me mjaft akuza dhe manipulime nga ana e FSHF-së në Shoqatat Rajonale, ku vetëm pak ditë më parë përmes një vendimi Gjykata e Tiranës vendosi që të rrëzojë manipulimet e kryera në kryeqytet.

Për të folur rreth zgjedhjeve dhe gjëndjes në futbollin shqiptar, Gazeta Sport ka kryer një intervistë me gazetarin dhe shkrimtarin e njohur sportive Skifter Këlliçi.

Edhe pse ka rreth 23- vite që jeton në Amerikë, ai është një prezent me analizat e tij në shtypin shqiptar si dhe ndjekës me çfarë ndodh në aktualitetin e futbollit shqiptar.

Këllçi shprehet se pas 20- vitesh Armand Duka nuk duhej të kandidontë më për president të FSHF-së, ndërsa thekson se proçesi zgjedhor duhet që të shoqërohet me transparencë.

Në vijim shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur flet për fenomenin e trukimeve në Shqipëri dhe çfarë i duhet futbollit shqiptar që të ngrihet në nivele dinjitoze.

Pas 20- viteve në krye të FSHF-së Armand Duka kërkon edhe një mandate tjetër, mendoni se duhet rikonfirmuar sërish?

 Jo. Mendoj se Armand Duka nuk duhej të kandidonte përsëri te që zgjidhej president i FSHF-së. 20 vjet  në krye të saj janë shumë. Nuk mund të mohohet që gjatë kësaj periudhe ai personalisht dhe baskëpunëtorët e tij kanë dhënë  ndihmesë të dukshme në ecurinëe këtij institucioni për përhapjen, ngritjen dhe zhvillimin e futbollit shqiptar, por nga sa diskutohet në faqet e shtypit dhe organizmave të tjera, në këtëë institucion janë vërejtur dhe mangësi të mëdha.

Sukseset të Federatës dhe futbollit tonë janë padyshim arritjet e përfaqësueses sonë që, për herë të parë, mundi  të konkuronte në fazën finale të Euro’16-ës, ku  në grupin  ku bënte pjesë, la pas Rumaninë, dhe zuri  vendin e tretë  në kualifikueset e Botërorit 2022, duke mposhtur dy herë  Hungarinë, trashigimtare e nënkamiones së botës më Botërorin Zvicër 1954, ku luanin yje të tillë, si Pushkash, Cibor, Hidegkuti, Groshic. Madje duke e mundur dy herë në Budapest dhe Tiranë.
 

Duhet thënë se vërtet gjatë periudhës 20-vjeçare që  Armand Duka qëndron në krye të këtij instiucioni, janë arritur  edhe suksese të tjera si rikonstuksioni i disa stadiumeve, ngritja e stadiunmit “Air Albania”, i mbiquajtur nga specialistë të huaj një “Uembli”  i vogël, dhe stadiumeve të tjera që po ngrihen, në veçanti stadiumi i Kukësit dhe i Partizanit, prapëse prapë, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit, në mbarëvajten e kësaj federate janë vërtetuar të meta  të mëdha, të pasqyruara edhe në shtypin e përditshëm, të cilat më duket e tepërt t’i përsëris..

Si i shihni zgjedhjet dhe procesin e tyre në një kohë që shumë personalitete të sportit kanë hedhur kritika për mungesë transparence dhe ndryshim delegatësh?

Jetoj prej 23 vitesh në Amerikë dhe, sado që e ndjek sportin dhe veçanërisht futbollin nëpërmjet mediaveve të shkruara dhe televizive, nuk mund të flas konkretisht. Por është fakt që më bën të pohoj  se në procesin e zgjedhjeve të organeve të FSHF-së, vërejtjet e mësipërme janë tërësisht me vend. Eshtë më se e domosdoshme që ndryshe nga herët e kaluara, në zgjedhjet e këtij viti të ketë regullësi  dhe transparencë dhe në krye të FSHF-së të vihen njerëz që dalin nga zgjedhje të ndershme.  A mund të jetë përsëri Armand Duka pas tyre  president? Nuk përjashtohet…

Çfarë i duhet futbollit shqiptar që të përmirësohet?

Siç e përmenda dhe më sipër, futbolli ynë në rang ndërkombëtar ka arritur suksese, ku rol vendimtar kanë luajtur futbollistë shqiptarë që kanë luajtur  dhe luajnë në skuadra të huaja, por ende ndodhet disi larg mundësive për t’u paraqitur edhe më mirë.
Sot  edhe vende të vogla si Qipro, Luksemburgu dhe Islanda kanë dëshmuar rritje në arenën ndërkombëtare, veçanërisht Islanda, e cila konkuroi me sukses të paparashikuar  në Euro’ 2016-ën, la prapa në grup Hungarinë dhe Austrinë dhe së bashku me Portogalinë, (që do të bëhej mbretëreshë  e këtij evropiani), arriti në 1/8 e finaleve, ku  mënjanoi   bujshëm   Anglinë në 1/8-at  e saj dhe  në 1/4 u mposht  nga Franca 2-0.  Dhe të mendosh se ky vend ka popullsi prej më pak 340 mijë banorësh dhe klimë thuajse polare.

Që të kuptojmë dhe më mirë se vendet e vogla, madje “mikroskopike”, siç emërtohen, kanë ngritje të dukshme në futboll, mjafton të përmend faktin se përfaqësuesja jonë në veprimtari zyrtare ka pasur  vështirësi të përballet me disa prej tyre, jo vetëm me Luksemburgun, por edhe me Lihtenshtajnin, Andorën dhe San Marinon, që kanë popullsi përkatësisht rreth 40 mijë, 77 mijë, dhe  rreth 35 mijë banorë…. 

A ekziston fenomeni i trukimit dhe i shitjes së ndeshjeve në kampionatin shqiptar?

Përderi sa shkruhet dhe flitet edhe në mediat televizive për këtë dukuri shumë të dëshme, me keqardhje jam i detyruar të pohoj se ajo është një fakt i vërtetë, që të krijon zhgënjim  të plotë te sportdashësit tanë dhe në opinionin sportiv ndërkombëtar.

Për çfarë ka nëvojë më shumë futbolli shqiptar që të ngrihet në nivelet e duhura?

Veç kësaj, kishte dhe trajnerë me shumë përvojë edhe në nivelin botëror.

Nga sa lexoj, edhe në Shqipëri janë ngritur fusha futbolli, por duhen dhe më shumë. Duhen natyrisht edhe trajnerë më të kualifikuar, sidomos për moshat e vogla. Edhe niveli ekonomik i Shqipërisë, ndër më të varfërat në Evropë, ndikon negativisht në ngritjen e cilësisë  së futbollit.

Fëmijë të talentuar ka dhe në qytete të vogla, madje edhe  në fshatra…por prindërit mendojnë së pari  t’i kenë krahë pune, se sa këmbë për të luajtur futboll.

Me të drejtë dikush mund të bëjëëpyetjen se edhe Brazili është vend i varfër dhe ka futbollin më të zhvilluar në botë, se nivel të lartë në këtë sport kanë edhe disa vende afrikane që janë bërë   “hambar ” i futbollit evropian. Por të mos harrojmë se vendet e mësipërme kanë popullsi shumëmilonëshe dhe nga sasia  del edhe cilësia. /Gazeta Sport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

Zbulohet identiteti i autorit të masakrës në Magdeburg: Psikiatër saudit anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut