Intervista/ Gazmend Krasniqi: 
Mafia e kulturës dhe e letërsisë

Intervista/ Gazmend Krasniqi: <br />Mafia e kulturës dhe e letërsisë
Çfarë po ndodh me letërsinë shqipe? Cila është gjendja e poezisë, çfarë shkruhet dhe çfarë botohet? Si po funksionojnë klanet dhe ndikimi i tyre në vlerat e letërsisë, çmimet e kontestuara dhe gjendja e kritikës... Ky rrëfim i studiuesit të letërsisë, dr. Gazmend Krasniqi, i paraprin një vepre të re studimore që zbërthen pak a shumë origjinën e përgjigjeve për të gjithë pyetjet e mësipërme. Shkëputur prej kësaj vepre, ende në proces, dr.Krasniqi ka përgatitur një seri shkrimesh studimore për poezinë shqipe, të cilat do ti botojmë në suplementin tonë javë pas jave, dhe do ti prijmë sot, jo pa qëllim me këtë intervistë grishëse.
 
Dr.Krasniqi, dy-tri vitet e fundit ju keni botuar romanet “Shitësit e Apokalipsit” (Saras), “Fytyra e Simurgut” (Saras), librin me proza të shkurtra “Nëse një ditë një prelud” (Onufri), si dhe vëlimin poetik “Fletorja e poemave” (Saras), por këtë herë duam të flasim me ju si studiues dhe, konkretisht, për një studim të gjatë për poezinë shqipe. A mund të na thoni diçka për të?
Gjithmonë jam ndier i mahnitur nga ajo çfarë ka ndodhur me poezinë në Shqipëri gjatë dekadave të fundit. Kam përfytyruar dhe vazhdoj të përfytyroj një vorbull që merr me vete gjithçka që quhet poezi, ku zvogëlohet gjithnjë mundësia për të shpëtuar atë që duhet shpëtuar, sepse larg mendsh që ta besojmë se nuk ekzistuaka më ndër shqiptarë një gjë me këtë emër, ose çdo gjë që shkruhet meriton të quhet ashtu.

Meqë fenomeni lidhet me një epokë të caktuar, me shndërrime të mëdha, shumëkush do të përpiqet të gjejë përgjigje ndër to, por padyshim para se të jetë politik, ideologjik a social, problemi është letrar, sepse bën pjesë në një sistem me këtë emër. Biem dakord menjëherë se ardhjet e reja nuk janë studiuar dhe sistemuar – po në raport me çfarë?

Çmimet letrare apo mekanizma të tjerë të këtij lloji, që mund të na bënin ndonjë shërbim, janë zhvlerësuar të gjitha. Mbetet t’i drejtohemi traditës në përgjithësi dhe konceptit për poezinë në veçanti. Pas disa përpjekjeve praktike për të shpëtuar diçka prej poezisë, jam përndjekur prej idesë së përpjekjeve teorike, të cilat kanë njohur fillesa të ndryshme por edhe progresionin në këtë punim më të gjatë. Para çdo shkrimi për letërsinë, shtrohet çështja: “Çfarë është letërsia?”; ndërsa para shkrimit letrar historik shtrohet çështja: “Cila është vlera e kësaj letërsie”? Mbeten pyetjet çelës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit