Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famëkeqe 6 milje detit

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për zgjedhjet e Himarës, theksoi paktin PD-Athinë që çoi edhe në kandidimin e Beleri vitin e shkuar dhe Gjikurias këtë vit. Spahiu thotë se PD ka paktin me Greqinë që në kohën e marrëveshjes së detit që u kthye mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese.

'Berisha ka më shumë nevojë për Ahtinën sesa Rama për Greqinë. Në kushtet e izolimit, Greqia do ishte dritarja e vetme për një lobim në SHBA. Lobi grek po lobon për heqjen e non gratës. E vetmja gjë e cila mund të prish marrëdhëniet dhe të heq dorë nga ndihma e Athinës, është nëse hallin Berishës ja zgjidh Rama. Atëherë humb Berisha interesin për Athinën. Vetë Berisha kur ishte kryeministër ka qenë objekt i debateve të ashpra që  i ka bërë lëshime Athinës. Që nga çështja e detit që u kontestua nga Gjykata Kushtetuese.

E dyta për ngritjen e varrezave të ushtarëve grek në disa zona të jugut, që u prit me protesta. Ishin paketë. E treta për të cilën humba karrierën politike, ishte censi mbi baza etnike fetare. Mazhoranca lejoi me ligj ndryshimin e kombësisë. Pati një dyndje të shqiptarëve të jugut të ndryshon kombësinë në kombësi greke. Nuk duhen parë të shkëputura. Është një proces diplomatik për afro dy dekadash. Deri sot nuk ka patur pasoja për shtetin shqiptar. Strategjia e lobimit grek në SHBA, ka ardhur ka bërë fushatë në Shqipëri, për të rritur artificialisht numrin e minoritetit grek për të arritur helenizimin e këtyre komunave. Parashikoj një fitore të ngushtë për Vangjel Tavo.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi

Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi