Juristi Jordan Daci ishte i ftuar këtë mbrëmje në Report Tv për të diskutuar për zgjedhjet në Himarë, të cilat u mbyllën pak më parë. Daci parashikoi për Marsela Karapançon se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë më i thellë se ai i vitit 2023 ku fitues ishte Fredi Beleri.

'Mendoj se nga zgjedhjet e mëparshme diferenca do jetë më e madhe. Himara mori vëmendje. U përmbys një rezultat, fitoi një kandidat minoritar për shkak të përplasjes së madhe diferenca për çdo fitues nuk ka sesi të jetë ajo do jetë më e madhe.

Nuk do justifikohet me këto lëvizje që bën opozita. Por për shkak të ndarjes së madhe që kemi atje.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën