Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet

Gazetari Artur Nura i ftuar në Report Tv komentoi zgjedhjet e sotme në Himarë. Duke krahasuar dy kandidatët, Tavo me Gjikurian, ai theksoi se Tavo ka një opinion të mirë në politikën greke.

'Tavo nuk është socialist. Ka qenë me partinë e zotit Meta. Hyri në lojë kur u caktua prefekti i Vlorës. E njoh zotin Tavo, kam takuar eurodepuetët grek që më kanë folur me superlativa. Tavo ka raporte të mira me politikën greke. Dhe zotit Rama i takon të sheshoj marrëdhëniet me Athinën. Zgjodhi taktikë të gabuar me zotin Beleri. Dhe po mundohet ta zbus me Tavon. Jam dakord, që minoritarët pa PS dhe PD nuk mund të fitojnë Himarën. Nuk besoj se ka bashkëpunim me Ramën. Dy palët arritën në një marrëveshje që ndryshuan kodin zgjedhor. E rëndësishme është Athina. Të dyja palët kanë interes të mbajë ekuilibrat me Athinën. Për performancën e Ramës edhe ne kemi pasur një rezultat në arenën ndërkombëtare. Performanca e kryeministrit që i ka dhënë një peshë specifike Shqipërisë. Performanca ka sjellë një rol defacto të futjes së Shqipërisë në BE. Po tenton të bëjë të njëjtën gjë me Athinën.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën


G.K/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar