TIRANE - Në ditëlindjen e 24-t të PS-së, atë nuk e gjen me të tjerë deputetë, apo pranë kryetarit të partisë. Atë e gjen duke u përqafuar me disa zonja anëtare të PS-së. Duke ju afruar ta përshëndesim, i themi: “S’të ndahet zemra nga zonjat e njësisë 5..” ndërsa ish-kryeministri Pandeli Majko, që është zgjedhur dikur deputet në Korçë, nxiton të kthejë batutën: “Janë super zonja të njësisë 5, por që kanë lindur në Maliq, ndaj janë super zonjat e Partisë Socialiste.”
Teksa i kërkojmë një mesazh në këtë ditë kur PS-ja feston edhe 24 vjetorin e krijimit, por edhe fitoren zgjedhjeve të 21 qershorit, Majko është i kujdesshëm të përshëndesë së pari ata njerëz të thjeshtë e anonimë që përbëjnë historinë e vërtetë të PS-së.
Teksa kalon tek pjesa serioze e diskutimit, Majko thotë se përgjegjësia e kësaj mazhorance është shumë e madhe, pasi sipas tij, të qeverisësh 2/3 e popullsisë, qoftë edhe matematikisht, është e frikshme. Sa u takon problemeve brenda Partisë Socialiste, Majko nuk i fsheh që ka të tilla, por për të, këto janë normale, pasi PS-ja është një familje e madhe, dhe e kundërta do të ishte problem. I pyetur për zgjedhje brenda partisë, Majko i shmanget përgjigjes me elegancë, duke thënë se oborri i teatrit është i papërshtatshëm për të folë për të tilla çështje.
/Shqiptarja.com