Intervista/ Milo: Po braktiset Kosova 
Tirana zyrtare përgjegjësi për votimin 

Intervista/ Milo: Po braktiset Kosova <br />Tirana zyrtare përgjegjësi për votimin 
TIRANE - Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh përgjegjësinë e dështimit të dytë në planin ndërkombëtar të Kosovës, te problemet e saj të brendshme, si rrjedhojë e krizës politike të stërzgjatur. Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, Milo shprehet se vota e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës duhet analizuar në disa plane, duke e vënë theksin edhe te problemet e delegacionit shqiptar si dhe mungesa e rakordimit të Tiranës me Prishtinën me lobimin diplomatik për të ruajtur votat që i kanë dhënë Kosovës njohjen ndërkombëtare.
 
Z.Milo si e shihni votën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku disa kompetenca të shtetit të Kosovës i rikthehen ndërkombëtarëve, më konkretisht UNMIK-ut? Pse ky kthim pas?
Mendoj se duhet parë më thellë dhe duhet analizuar më thellë qoftë vota negative në UNESCO, qoftë vota kundër e fundit në Këshillin e Europës. Ky është një dështim i shtetit të Kosovës që nuk arrin të stabilizohet dhe nuk arrin të përcjellë mesazhet e duhura për shkak të luftës së brendshme për pushtet që ka muaj të tërë që po e gërryen pavarësinë e Kosovës në mënyrë graduale dhe që dëshmon që klasa politike në Kosovë për shkak të mosmarrëveshjeve që ka, nuk kryen detyrat në politikën e jashtme. Nuk është në gjendje që të unifikohet edhe për një çështje të tillë jashtëzakonisht të rëndësishme në planin ndërkombëtar. Pra, shkaku i parë duhet gjetur tek vetë keqfunksionimi i shtetit të Kosovës, i qeverisë së Kosovës dhe i politikës së jashtme të Kosovës. Arsyeja e dytë, mendoj, është se partnerët ndërkombëtarë të Kosovës i kanë zbehur përpjekjet e tyre për ta mbështetur Kosovën në institucionet ndërkombëtare, sepse edhe ato janë të zhgënjyera nga zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe nuk duan të marrin angazhime përtej të cilave ata mund të sfidohen nga vetë politika dhe sjellja e qeveritarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht