Intervista/ Përzhita: Ligjit 7051 i bëri
 fshatarët pronarë të Monumenteve

Intervista/ Përzhita: Ligjit 7051 i bëri<br /> fshatarët pronarë të Monumenteve
TIRANË - Ndodh edhe kështu: fshatarët e zonave të Dimalit, Komanit, Finiqit, Butrintit, Orikumit etj, quhen pronarët e varreve monumentale e të thesareve arkeologjike. Këtë “pasuri” e kanë falë ligjit të shumëpërfolur 7051. Por ky nuk është i vetmi problem që ka trashëgimia kulturore sot, bënë të ditur arkeologu Luan Përzhita, anëtar i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Kulmi i problemeve gjendet tek mangësitë ligjore për trashëgiminë dhe pastaj shtrihet që nga Ministria e Kulturës tek ajo Arsimit e deri tek Instituti i Monumenteve të Kulturës që vepron prej 20 vjetësh i ndarë nga projektet e zbulimeve arkeologjike, “gjë që nuk ndodh me asnjë vend të botës”, sipas Përzhitës.

Pas zhvillimit të konferencës së djeshme të Arkeologjisë që është mbledhur në Muzeun Historik Kombëtar për prezantimin e të gjitha rezultateve arkeologjike të përftuara gjatë vitit 2015-n në territorin e Shqipërisë, arkeologu i njohur Luan Përzhita zbulon se pothuajse të gjitha zbulimet arkeologjike gjendet të pambrojtura. Monumentet e Kulturës dhe pasuritë arkeologjike të zbuluara gjatë viteve të fundit po përballen me pamundësinë e konservimit. Kjo sjell në shumë raste shkatërrimin përfundimtar të tyre, lënien në mëshirën e fatit, ose në dorën e pronarëve të paligjshëm. Duke risjellë në kujtesë shkatërrimin përfundimtar nga uji të afreskut të Kishës së Shën Gjon Pagëzorit që sapo ka ndodhur në Derven të Krujës, arkeologu Luan Përzhita zbulon një tërësi problemesh emergjente që dalin pas rezultateve të gërmimeve më të fundit arkeologjike.

diaporiti ne butrint

Zoti Përzhita, cili ishte qëllimi i konferencës që mbajtët në Muzeun Historik Kombëtar?
Qëllimi ishte që bashkë me zbulimet arkeologjike të bëhet shpalosja e asaj historie që lidhet me sitet arkeologjike dhe të kontribuojë me të dhënat e reja në ndryshimet e dukshme në tekstet e historisë së Shqipërisë, qoftë për lashtësinë, qoftë për historinë e mesjetës e më gjerë. Të riorganizohen sitet arkeologjike për lëvizjen turistike, që të shërbejnë për  ekspozuar vlerat e e trashëgimisë si të Shqipërisë dhe si vlera ndërkombëtare.  
 
Ju po thoni se do të ketë edhe një rishikim të historisë, në ç’kuptim?
Nuk është thjesht se do të ndërrohen faktet historike, por do të zgjerohet historia nga rezultate e gërmimeve të reja arkeologjike. Do të sjellim në dritën e historisë pamje të reja për qytetet ilire që kanë shërbyer si bazë për zhvillimin historik për strukturat e vetë shtetit ilir, etj. Po hidhen bazat për fazat evolutive të qyteteve. Ne po përfitojmë të dhëna të reja. Bëhet fjalë për 20 projekte të prezantuara në bashkëpunim me Institutin e Albanologjisë.  
 
E ndërkohë që ju sillni rezultate nga zbulimet e reja, shfaqen probleme që pasojnë me shkatërrimin e këtyre veprave të zbuluara?
Këto janë problemet të njohura, por që i bën një institucion që është jashtë nesh. Problemet vijnë falë pikëpamjeve organizative të problemeve. Ajo që dua të theksoj është se ka një mungesë bashkëpunimi mes punonjësve shkencor dhe institucioneve. Duhet një ndryshim i theksuar sipas meje i ligjit të trashëgimisë kulturore.
 
A mund të na thoni për pjesën tuaj të ekspeditave që drejtoni, nëse ka probleme të asaj shkalle siç kanë dalë pas zbulimit të afreskeve të shkatërruara nga lënia në mëshirë të fatit më pas në kishën e Shën Gjon Pagëzorit?
Problemi qëndron se përveç mungesës së organizmit institucional, pesha e arkeologut kuptohet shumë pak. Arkeologu merret si një person që e lidhin me zbulimin e X apo Y objekti, e kuptojnë atë si person që merret me zbulimin ndonjë qeramikë të zbuluar, por askush s’i jep rëndësinë e duhur se ai zbulojmë historinë e siteve arkeologjike dhe askush s’u vë rëndësinë e duhur zbulimeve. Ka teori t’i lëmë ashtu siç janë, se instituti i monumenteve nuk i konservon dot. Por janë pikërisht arkeologët që ndërtojnë historinë e siteve dhe dora-dorës ndërtojnë historinë  e antikitetit e të Shqipërisë. 

Ekspeditat arkeologjike kanë probleme me gërmimet, por edhe me rezultatet. Kanë probleme me sitet arkeologjike ku punohet, kanë probleme me marrëdhëniet e komunitetit e kulturor të trashëgimisë dhe me radhë. Instituti i Arkeologjisë punon ndërmjet lidhjeve me Institutin e Monumenteve të Kulturës, me Ministrinë e Kulturës, me Ministrinë e Arsimit deri tek drejtoritë rajonale dhe me gjerë. Ne duhet të gjejmë më shumë rrugën sesi t’i gërmojnë, sesi t’i zbulojmë ku janë. Ndërsa pas kësaj supozohet një gamë e gjerë e një bashkëpunimi mes institucioneve...
 
Por që nuk ndodh dhe rezulton se zbulimet tuaja janë shumë të brishta ndaj potencialeve shkatërruese, apo jo?
Unë gjithmonë e kam ngritur këtë problem, që çdo projekt të ketë fazat e plota të zhvillimit, që si gërmimi, si konservimi, si restaurimi të jenë pjesë  e së njëjtës punë, dhe mbi të gjitha ata që miratojnë anët financiare të projekteve duhet të miratojnë një projekt me të gjitha pjesët përbërëse, me të gjithë aksesorët e tij direkt deri në ruajtjen dhe konservimin e plotë. Projektin e zbulimit vetëm tek ne në Shqipëri e shkëpusin, duke e ndarë në faza e institucione të ndryshme. Para viteve ‘90 të gjitha gërmimet kanë pasur një vijim projekti që niste që nga Instituti i Monumenteve, e tani duket sikur është i ndarë, punë tjetër ka Instituti i Monumenteve dhe punë tjetër bëjnë arkeologët.

monumente

monumente

monumente

monumente

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut