Reshjet e borës dhe shiut priten që të përfundojnë këtë të martë, teksa temperaturat do të ulen deri në -10 në zonat malore thotë për Report Tv Anira Gjoni,specialiste e Institutit të Gjeoshkencave.
Sipas Gjonit për shkak të temperaturave kaq të ulëta akulli dhe ngricat do të jenë prezent në pjesën më të madhe të vendit.
“Të mërkurën temperaturat do të shkojnë në -10. Kjo javë është tipike për stinën e dimrit. Sa i përket ditës së enjte dhe të premtes do të kemi një rritje të temperaturave me 2-4 gradë”, tha Gjoni duke theksuar se problemtikë do të mbetet era sidomos në zonat bregdetare dhe zonat malore.
Ndërkohë në juglindje do të vijojnë reshjet e dëborës, kurse në jug do të kemi kryesisht reshje të dobëta lokale.