Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës

Pavarësisht se SPAK foli qartë duke thënë se ka zero lidhje të Olsi Ramës dhe dosjes së drogës në Xibrakë dhe nga ana tjetër kryeministri Edi Rama paralajmëroi padi për akuzuesit e të vëllait, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi e shigjetuan sërish me akuza.

Nga selia blu, Sali Berisha tha se SPAK gënjen kur thotë se Olsi Rama nuk del në dosje.

“Se sa be të rreme bën SPAK-u, nuk ka institucion që i bën. Gënjeshtra! E dimë që nuk është Olsi, po nga e gjete se nuk është Olsi, se kur nuk thua është Olsi, do thuash se kush është tjetri. Pra, be të gënjeshtra, rrena komplet. Kurse zëdhënësi i merr të gjitha nga Fuga, d.m.th i merr nga Rama...”

Berisha shkoi edhe më tej, duke thënë se është njoftuar nga ajo që preferon ta quajë “BKH dixhitale” se një dërgues anonim, i vetë-quajtur Zaho Koka ka dërguar në dhjetor një letër me informacione për Olsi Ramën dhe drejtuesit e Xibrakës.

“Unë u jap sot disa nga rastet e përdorimit të makinës së famshme të krerëve të grupit të Xibrakës me targë AA653DM. Këtu keni fotografinë e TIMS, e cila tregon disa nga rastet e përdorimit të kësaj makine të famshme të krerëve të grupit të Xibakës për udhëtime jashtë shtetit. Pas Gentian Gjonajt, ju them unë se trafikanti Olsi Rama është udhëtari më i shpeshtë me këtë makinë.

Olsi Rama, mos harroni se ka deklaruar para jush se e kam përdorur vetëm njëherë këtë makinë, që kam shkuar në Selanik, e vërteta është se këtë makinë e ka përdorur shumë herë. Ndaj dhe sa del e bën be të rremë para qytetarëve të ngopur me gënjeshtrat e tua, më mirë thuaju pse e ka përdorur kaq shumë herë makinën e grupit të Xibrakës, që e ka përdorur më shumë Gentian Gjinaj, kapoja e grupit në Shqipëri.

Përveç kësaj, i them zotit Rama që del dhe mendon se shqiptarët kanë hallet e tij, i them zotërisë së tij që foli dje, e njoftoj se BKH dixhitale ka njoftuar se me datën 7.12.2024, është protokolluar një letër e nënshkruar nga Zaho Koka, pra, dërgues anonim. Letra ka informacion për Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe Ermal Hoxhën. Në letër ishte një foto e qartë ku dukej Olsi Rama, Genti Xhixha në makinë në një qytet evropian. Gjithashtu në letër jepej informacion për rrëmbimin e një biznesmeni me iniciale V.B.

Në dhjetor të vitit 2015, tani fati i letrës, letra iu dha për verifikim OPGJ-së me inicialet E.T.  Më datën 11 dhjetor, ky OPGJ u thirr nga drejtuesja famoze Aida Hajno, kjo është një spiune e çmendur e Edi Ramës në BKH, dhe iu komunikua ndërprerja e veprimeve të mëtejshme. Kështu thotë BKH-ja dixhitale. Tani, i thashë zotit Rama dje se do kesh lajme prapë, prandaj mos dil me ua nxi të dielën qytetarëve me hallet e tua dhe të vëllait tënd, lëri të pushojnë. Kështu që këto kisha unë reagim për interesin publik", pretendoi Berisha. 

Menjëherë pas Berishës edhe Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj Prokurorisë, duke thënë se kjo e fundit duhet ta kishte dërguar çështjen në Gjykatë, ndryshe nga çfarë thotë vetë Kodi i Procedurës Penale në fakt, ku në nenin 326 ia njeh prokurorit pezullimin e një çështjeje.

“I njëjti prokuror që jo vetëm mashtroi publikisht, jo vetëm fshehu 4 persona të përfshirë në ngjarje që mbeten sot e kësaj dite të pa zbuluar, por sipas Gjykatës së Apelit, bëri të bardhën të zezë në ngjarjen e Elbasanit, u përpoq më kot të bëjë të zezën të bardhë në çështjen Xibraka!

Sipas prokurorit ai ka përfunduar hetimet për Ols Ramën dhe s'ka çfarë veprimesh hetimore të bëjë më shumë, pra ka “pushuar hetimin” për të sa kohë ka dalë me “konkluzion”.  E vërteta është që as ka hetur gjë dhe as ka përfunduar asgjë.

Pyetja është: A ka marrë vendimin e pushimit të çështjes nga gjykata për Ols Ramën sa kohë ka dalë në konkluzion lidhur me të?! Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe si mund të arrihet në konkluzion?!

Certifikimin nëse janë kryer apo jo të gjitha veprimet e mundshme hetimore, ka apo jo prova, përfundon apo pushon hetimi, e merr vetëm gjykata, jo prokuroria!

Pse nuk e dërgoi çështjen në gjykatë për certifikimin prokurori Shehu, çfarë po fsheh?  Si mund të bëjë njoftime me përmbajtje politike, pa bërë transparencë, çfarë ka hetuar, çfarë veprimesh ka kryer, çfarë ka zbuluar, çfarë e pengon identifikimin e autorëve të tjerë?

Transparenca i shërben ruajtjes së besimit të qytetarëve tek institucionet dhe në këtë rast është jetike sepse bëhet fjalë për një prokuror që është certifikuar si manipulator i krimeve të pushtetit”, shkruan Bardhi.

Duke e quajtur Babale 2, një ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi padi për Bardhin për kallëzim të rremë, duke thënë se akuzat ndaj të vëllait vijnë si pasojë e luftës politike.

Postimi i Gazment Bardhit

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Totem Nona: 13/01/2025 18:11

    Ore si ka mundēsi qē nuk e fusin nē burg wc sali qenefi malok hajdut kriminel si ka mundēsi qē lihet i lir ky çen i tērbuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës