MILOT- Ndërtimet pa leje në anë të aksit rrugor Milot-Kukës do të jetë objekt i aksionit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ditën e nesërme. Aksioni do të nisë nesër në orën 09:00 të mëngjesit, dhe do të përqendrohet nga rrethrrotullimi i Milotit ku ndahet rruga për në Lezhë me rrugën e Kombit, në vijon të aksit Milot-Kukës.

Ky aksion vjen në vijim të aksioneve të ndërmarra në mbarë vendin nga INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë, bëhet me dije se paralelisht do të vijojë aksioni i INUK në aksin Levan-Tepelenë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)