TIRANË, 30 Qershor /ATSH/ - INUK gjatë aksionit të zhvilluar sot në Selenicë, Vlorë, për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme prishi 19 objekte pa leje, kryesisht njësi biznesi dhe shtesa pallatesh në kuadër të projektit të Bashkisë Selenicë për rikonceptimin e qendrës së qytetit.
Sipas njoftimi të INUK, për shembjen e këtyre objekteve pa leje, forcat e INUK ndoqën me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste në respektim të plotë të ligjit.
INUK bën me dije se objektet që u shembën kishin zënë hapësirat e përbashkëta pranë pallateve si edhe lulishte e trotuare, duke u bëre njëherazi shqetësim për qytetarët.  /gj.m/