Inva Mula nderohet me titullin
“Anëtare nderi” në Kanada

Inva Mula nderohet me titullin<br />“Anëtare nderi” në Kanada<br>
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ishte e ftuar speciale e ceremonisë festive tashmë të përvitshme me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Provincë. Ceremonia e zhvilluar një nga sallat e Parlamentit të Ontarios/ Kanada, përcolli emocione të bukura për të gjithë shqiptarët që shijuan e duartrokitën perfomancën e sopranos.

Mbrëmja festive u moderua nga aktorja dhe këngëtarja kanadeze, Ana Golja që ka mbështetur komunitetin e shqiptarëve edhe më herët. Po kështu, të pranishëm në aktivitet ishin edhe dy artistë të tjerë të shquar shqiptaro-kanadezë Jani Papadhimitri dhe Rudin Lengo. Veprimtaria u organizua nga grupi parlamentar liberal në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze(Toronto) dhe drejtuesen e grupit të trashëgimisë, Ruki Kondaj.

Me këtë rast shoqata nderoi me titullin anëtar nderi disa persona, mes tyre edhe sopranon Inva Mula. Vitin e kaluar, parlamenti i Ontarios e ktheu në ligj propozimin e nje grupi deputetësh për ta shpallur nëntorin “Albanian Heritage Month”(muaji i trashëgimisë kulturore). Nisma erdhi nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze e Torontos me lobimin e zonjës Ruki Kondaj, sot presidente nderi e shoqatës dhe me mbështetjen e veçantë të deputetëve liberalë Laura Albanese dhe Shafiq Qaadri./(Marr nga ata)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave