Episodi i Rai 3, deputeti Petro Koçi në Repolitix: Biseda me Ahmetaj nuk ishte kamera e fshehtë, s'luftohet korrupsioni me intervistë të korruptuar

Emision i Rai 3 për Shqipërinë vijon ende të diskutohet pasi në episodin e dytë doli biseda me ish zv/kryeministrin në arrati, Arben Ahmetajn dhe intervista me kryeministrin Edi Rama. Në Repolitix në Report Tv, deputeti socialist Petro Koçi shprehet se biseda e gazetarit italian me Arben Ahmetaj nuk ishte kamera e fshehtë.

'Ahmetaj nuk është bashkëpunëtor i drejtësisë. Nuk është një rrëfim. Biseda nuk është kamera e fshehtë. Bisedë që kanë rënë dakord. Për tu shitur emisioni si më interesant. Maksimumi mund të ishte audio konsensuale. I intereson që vëmendja mos jetë mbi të dhe te çështja që ka hapur drejtësia. Ahmetaj është në konflikt interesi nuk është dëshmitar i besueshëm. Nëse ai paska qenë i ndershëm dhe paska këto gjëma të mëdha dhe nuk ka reaguar nuk di çfarë note ti vësh. Mund të kishte dhënë dorëheqje dhe pastaj të shpjegonte këto. Është një fabul nga dy palët. Emisioni në Itali nuk ka ndonjë famë të madhe. Gazetari zbuloi se mund të bëhej i famshëm në ndonjë vend tjetër. Jemi në këtë përralle. Ahmetaj është gjetur për të justifikuar përrallën. Nuk duhet të tregojmë vëmendjen këtij emisioni. Fillesa ka qenë sulmi ndaj qeverisë italiane.'

Ndërsa Gazetari Redi Varaku u shpreh për Denis Mingën se në emision u thanë të vërteta ulëritëse nga Arben Ahmetaj.

'Situatë ku kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi për disa fakte që u shpalosën. Kishte edhe nga balta. Por kishte rrëfim të numrit dy të qeverisë, Ahmetaj që deklaroi të vërteta ulëritëse. Nuk u mor fare me këtë gjë. U mor me faktin se kush janë ata përballë. E ka zgjidhur historinë e vet. Merret me ata që janë përballë pa dhënë llogari për akuza serioze. 2019 kishte të vërteta edhe në ulëritëse. Elita e PS në përgjimet skandaloze të BILD. E njëjta sjellje dhe qasje. Është dhe faji i opozitës që nuk ka ditur të reflektojë. Kthimi i zyrës së kryeministrit në zyrë të mafies kombëtare dhe ndërkombëtare. Për rrëfimin e Ahmetaj duhej të jepte llogari dhe të shpjegohej. Qytetarët janë tronditur përballë rrëfimit të Ahmetajt.'

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku mendon se ka ende gjëra për t'i zbuluar pas këtij investigimi. Sipas tij, Rama nuk duhet të ishte mbrojtur pas flamurit por të shkonte tek drejtësia, pasi është akuzuar nga ish-zëvëndës kryeministri i tij.

'Skemi parë gjë akoma të gjithë bashkë. Çfarë pashë ishte deklarimi i ish-zv.kryeministrit. Në vlerësimin tim reagim i Ramës është pa inteligjencë. Nuk mund të thuash që emisioni përbalti flamurin dhe nderin e kombit. Emisioni të ka sulmuar ky. Ai është kryeministri, as flamuri, as kombi. Mbrojtja është pa inteligjencë. Beteja me gazetarin, nuk më duhet fare.

Nuk më duhet as pse ish-zv.kryeministri e bën luftën. Nuk e përjashtoj luftën civile brenda PS-së. Por për mendimin tim është e rëndë dhe Edi Rama po sillet gabim politikisht me një ngjarje që nuk mbyllet kaq kollaj. Që ish-zvkryeministri akuzon kryeministrin se ka parë në zyrën e tij përfaqësues të mafias të Amerikës Latine. Nuk gëzohem se Edi Rama akuzohet në këto ujëra të ndotura.

Por mendoj se një kryeministër i një vendi të përgjegjshëm bën gabim politik kur fshihet pas flamurit. Një kryeministër normal jep dorëheqjen dhe shkon tek drejtësia. Ose akuzon për shpifje ish-zv.kryeministrin. Dhe në pirgun e madh i shtohet edhe kjo e kryeministrit.'

Ndërkohë deputeti socialist Petro Koçi shton se nuk luftohet korrupsioni prej një emisoni të korruptuar.

'Me një intervistë të korruptuar nuk luftohet dot korrupsioni. Korrupsioni duhet luftuar, nëse një klasë opozitare distancohet nga korrupsioni vetë. Nuk mundet në një episod që vjen nga një emision opozita të dali si vetëpastruar moralisht e gatshme për të pretenduar luftën nga korrupsioni dhe të marrë pushtetin. Ka liderë kryesor, ka dy persona njëri Sali Berisha që i thotë SPAK organizatë kriminale dhe Ilir Meta që i thotë Altin Dumani nuk e di.. si mundet kjo opozitë të shfrytëzojë një intervistë të korruptuar të luftojë korrupsionin.'

Zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thekson se akuzat e Rai 3 janë të fabrikuara prej Shqipërisë nga Berisha dhe opozita që duke i përkthyer në gjuhë të huaj mendojnë se bëhen më të besueshme.

'Ato që tha Rai 3 i kemi dëgjura edhe më parë në Tiranë nga ai që rri në kat të tetë dhe rri mbyllur. Kemi një ish-prokuror të shkarkuar. Një gazetar që ka atë betejën personale, zotërinë që rri i mbyllur. Ato që thuhen te rrugica natë për natë i transferojnë në gjuhë të huaj dhe i marrin për të vërteta. Kur kthehen në gjuhë të huaj na duken ne më të besueshme.'

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
'Petro Koçi më ngjan mua në 21 janar', Kreshnik Çollaku: Duhet të mbroja qeverinë pas video-s me 700 mijë eurot, Rama po bën të njëjtin gabim

Në Repolitix u bë një debat i fortë lidhur me investigimin e Rai 3, mes deputetit demokrat Kreshnik Çollaku dhe deputetit socialist Petro Koçi.

Çollaku shprehet se mbrojtja që po i bën Koçi qeverisë dhe Ramës pas akuzave në Rai 3, ngjajnë me vetë Çollakun në vitin 2011 kur duhet të mbronte qeverinë Berisha pas 21 janarit. 

'Peto Koçi më ngjan si mua në 21 janar,. Kur unë duhet të mbroja qeverinë kur kishte dalë video duke numëruar 700 mijë euro. Është flagrante siç ishte ajo gjë. Rama po bën të njëjtin gabim. Nuk e shpëton dot këtë histori. Mos e banalizoni, kështu bëja unë në 2011 përballë Petros. Përfunduam me 1 milion vota prapa. Unë akuzoj Ramën se sot nuk ka sjellë shtetari por fajtori. Sigurisht mund të ketë gjuhë mafioze Arben Ahmetaj', shprehet Çollaku.

Ora 21:39
Investigimi i Rai 3, zv.Ministri i Brendshëm: I kemi dëgjuar nga ai që rri në kat të tetë, mendojnë se janë të besueshëm kur kthehen në gjuhë të huaj

 

Zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj sheh tek investigimi i Rai 3 interesat e 3 palëve që konverojnë me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Rai 3 që është ultra e majët dhe në prag të zgjedhjeve godet qeverinë e Melonit, pastaj kemi interesin e Ahmetaj në arrati dhe konflikt interesi dhe së fundmi interesi i Berishës në arrest shtëpie.

'Ka një përkatësi ideologjike. Rai 3 është ultra e majtë. Të dy emisionet janë ndërtuar me narrativë shumë të qartë për ta që janë zgjedhjet. Po paguajnë para për të mbajtur këto qendra. Po dilka se kushtojnë më tepër dhe ku do shkojnë këto para, dhe këtu është gënjeshtra e madhe. Shteti shqiptar nuk përfiton nga kjo marrëveshje, nuk merr asnjë cent. 100 milionshi është absurditet. Në mënyrë të strukturuar i bihet mazhorancës dhe të ndikohet tek rezultati. Dhe Shqipëria është dëm kolateral me një tufë sajesash. Konvergojnë interesat e 3 palëve.

Interesi i italianëve është paratë e italianëve ku po shkojnë. I dyti zv.kryeministri është në kërkim nga drejtësia shqiptare. Mua vërtet më kërkon por kjo ka nisur nga qeveria dhe qeveria është kjo që thotë Rai 3. Ato që tha Rai 3 i kemi dëgjura edhe më parë në Tiranë nga ai që rri në kat të tetë dhe rri mbyllur. Kemi një ish-prokuror të shkarkuar. Një gazetar që ka atë betejën personale, zotërinë që rri i mbyllur. Ato që thuhen te rrugica natë për natë i transferojnë në gjuhë të huaj dhe i marrin për të vërteta. Kur kthehen në gjuhë të huaj na duken ne më të besueshme.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr