TIRANË- Qarqe të mbyllura klienteliste, të lidhura me fije interesash të theksuara financiare, por edhe me sfond familjar dhe krahinor, kanalizojnë në llogaritë e tyre bankare fondet e akorduara nga institucionet financiare ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, përmes menaxhimit të objekteve kulturore dhe historike. 

Historia objekt i këtij investigimi është sa e pazakontë aq edhe flagrante.

Astrit Alikaj, me profesion arkitekt, punon tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe i jep 300 mijë USD kompanisë së Besnik Aliajt 'Meotropolis'' si shërbim konsulence për një masterplan për menaxhimin e kalasë së Gjirokastrës. Problemi është që Besnik Aliaj, i emëruar në 2016 nga Lulzim Basha në krye të Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban tek Partia demokratike, ka marrë në punë bashkëshorten e Astrit Alikajt, Sonia Jojic, në Universitetin Polis, ku Aliaj është themelues, rektor dhe bashkëpronar.  

Por ndjekim historinë që nga fillimi. 

Në 8 mars 2021, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli interesimin për shërbim konsulence për një masterplan për menaxhimin e kalasë së Gjirokastrës, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Shërbimi i konsulencës nga kompani të interesuara kërkohej në kuadër të projektit të financuar nga Banka Botërore për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit në Shqipëri. Njoftimi mban në fund emrin e Astrit Alikajt, herë koordinator projektesh dhe herë në rolin e konsulentit, protagonist i këtij rasti të veshur me dyshime të forta si dhe nyja lidhëse mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Universitetit Polis të Besnik Aliajt. 

Në garë kanë marrë pjesë 8 kompani, të cilat shprehën interesin për të ofruar shërbimin e konsulencës, konkretisht firmat:

-‘Triskelion Heritage’ lid & ‘Abkons’ shpk,

-"IRI" L. t.d &"Sëiss Contact",

-"Archea Associati" S.r.l & "Gjeokonsult & Co" & "Abacus" S.R.I,

- "Planet" S.A & "Planet Albania" L.t.d,

-VisionRi Connexion Services Private Limited

-"Hydea" S.p.a & "Cultural Heritage Ëithout Borders" &  "Proskenes.L

-"Archidata s.r.l & "D& C Partners" l.l.c & "IP3"

-"Casanova+ Hernandez" & "MetroPOLIS" l.t.d & "G&K" l.t.d.

Fiton punëdhënësi i gruas së Astrit Alikajt
Tre muaj më pas, në 1 korrik 2021, është shpallur fituese bashkimi i kompanive “Casanova + Hernandes’ & ‘MetroPolis’ L.T.D dhe ‘G&K’, me ofertë rreth 300 mijë USD. Kompania ‘MetroPolis’, e themeluar në vitin 2007 me objekt projektime, konsulencë etj., ka si administrator dhe bashkëpronar me 33 % pikërisht Besnik Aliajn, pjesë e lidershipit të Lulzim Bashës dhe projektit të tij për të ardhur në pushtet. Përpos Aliajt, bashkëpronarët e tjerë të kompanisë "MetroPolis' janë Sotir Dhamo me 34 % dhe Dritan Shutina me 33 %.

Besnik Aliaj është gjithashtu themelues, rektor dhe bashkëpronar i Universitetit Polis me 25 % të aksioneve. Bashkëpronarët e tjerë janë Dritan Shutina, Sotir Dhamo dhe Gazmend Haxhia. Pra, treshja Aliaj, Dhano dhe Shutina janë pronarë edhe të kompanisë 'MetroPolis' që u shpall fituese për shërbimin e konsulencë, edhe të Universitetit Polis. Pikërisht tek Universitet Polis punon Sonia Jojic, ku është aktualisht anëtare e Senatit Akademik të Universitetit Polis, pronarëve të të cilit, bashkëshorti i saj Astrit Alikaj, u dha shërbimin e konsulencës me vlerë 300 mijë USD. 

Sonia Jojic është gjithashtu përgjegjëse e Departamentit “Art Dhe Dizajn” të Universitetit Polis. 

Lidhjet dhe konflikti i interesave duket se janë edhe më të thella, pasi disa vite më parë, edhe vetë Astrit Alikaj ka qenë i punësuar nga Besnik Aliaj në Universitetin Polis. Astrit Alikaj dhe Besnik Aliaj vijnë edhe nga Gjirokastra, fakt që e thekon më tej lidhjen mes tyre, e cila reflektohet në diktimin e kompanisë fituese për shërbimin e konsulencës për projektin për një menaxhim më të mirë të kalasë së Gjirokastrës në funksion të turizmit.

Lidhja mes Astrit Alikajt dhe Besnik Aliajt nuk është e vetmja. Në këtë foto të siguruar nga redaksia investigative e Shqiptarja.com shfaqen Astrit Alikaj (personazhi që ka tenderuar shërbimin e konsulencës në emër të Fondit Shqiptar të Zhvillimit), bashkëshortja e tij dhe Sotir Dhamo (bashkëpronar me Bensik Aliajn i kompanisë 'MetroPolis', e cila u shpall fituese). Fotoja tregon jo thjeshtë njohje mes Alikajt dhe Dhamos, por edhe bashkimin e tyre nëpër gëzime familjare, duke thekuar dyshimet se shpallja fituese e kompanisë së 'MetroPolis' për shërbimin e konsulencës është diktuar pikërisht nga klientelizimi dhe konflikti i interesit.

Dokumenti që konfirmon se Bensik Aliaj dhe Sotir Dhamo janë bashkëpronar tek kompania e 'Meotropolis' që u shpall fituese për konsulencën 

(Kliko këtu për dokumentin që konfirmon se Bensik Aliaj dhe Sotir Dhamo janë bashkëpronar tek kompania e 'Meotropolis' që u shpall fituese për konsulencën)

Dokumenti që konfirmon se Bensik Aliaj dhe Sotir Dhamo janë bashkëpronarë të Universitetit Polis

(Kliko këtu për dokumentin që konfirmon se Bensik Aliaj dhe Sotir Dhamo janë bashkëpronarë të Universitetit Polis)

Sonia Jojic, bashkëshortja e Astrit Alikajt, pjesë e Universitetit Polis

Dokumenti i shpalljes nga Astrit Alikaj i interesimit për shërbim konsulence për një masterplan për menaxhimin e kalasë së Gjirokastrës 

Dokumenti i shpalljes nga Astrit Alikaj i interesimit për shërbim konsulence për një masterplan për menaxhimin e kalasë së Gjirokastrës 

 

Shpallja fituese e kompanisë Metropolis për shërbimin e konsulencës

Shpallja fituese e kompanisë Metropolis për shërbimin e konsulencës