TIRANË - Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar poliklinikën e specialiteteve numër 1 në Tiranë, ku sapo është investuar në laboratorin e ri, i cili ka bërë të mundur rritjen e gamës së kryerjes së analizave dhe uljen e kohës së pritjes për qytetarët.
“Kemi investuar në laboratorin modern në këtë poliklinikë specialitetesh, më e madhja në Tiranë, që mbulon 12 qendra shëndetësore dhe një popullatë prej 370 mijë banorësh. Falë investimeve të realizuara, sot kryhen 47 lloje analizash, përfshirë dhe ato hormonale apo markuesit tumoralë, pa patur nevojë që qytetarët të shkojnë në spital”, tha Manastirliu.
Falë investimeve në laboratorin e teknologjisë së lartë, është reduktuar me dy herë koha e pritjes për analiza për 370 mijë banorë që mbulon kjo poliklinikë, ku kryhen rreth 125 mijë analiza në vit, ose 6 herë më shumë krahasuar me 2 vite më parë. Investime të tjera në aparatura si eko abdominale, holter, eko e zemrës që bën të mundur që një ndër poliklinikat më të mëdha të Tiranës ku kryhen rreth 300 mijë vizita dhe ekzaminime në vit, të ofrojë shërbime të specializuara për qytetarët.
Gjatë vizitës në poliklinikën e specialiteteve nr.1 Manastirliu tha se shërbimet online të ofruara nga 1 janari në platformën e-albania do të lehtësojnë burokracitë, duke kursyer kohë për qytetarët.
“Caktimi i datës për koronarografi apo një ekzaminim skaner, rezonancë etj, mund të bëhet pranë mjekut specialist dhe mund të ricaktohet nëpërmjet platformës e-albania nga vetë qytetari”, tha Manastirliu.
Janë rreth 30 mijë veprime/vit që eliminohen për kartën e shëndetit, e cila nuk i kërkohet më qytetarit as për rinovimin e saj, por aksesohet në e-Albania. Çdo ditë, 6 mijë qytetarë referohen për një vizitë të specializuar apo ekzaminim. Më shumë se 1.8 milion veprime për referimin e qytetarëve tashmë kryhen online dhe risia nga 1 Janari është ri-përcaktimi i datës së vizitës apo ekzaminimit nga vetë qytetari, nëse nuk i volit apo ka nevojë të ndryshojë datën e përcaktuar tek mjeku.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4064
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21