Investime në ujësjellës, drejtori i UKT në Report Tv: Nga 10.8 orë e kemi çuar në 18! 3 investimet madhore që do t'i sjellin Tiranës 24 orë ujë

Elton Kacidhja, Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, në studion e Report Tv bëri një pasqyrë të investimeve të kryera në kryeqytet. Kacidhja tha investimet kanë bërë që nga 10.8 orë ujë në ditë investimet e kanë çuar në 18 orë ujin në çezmat e qytetarëve.

Në një intervistë për 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, ai foli për 3 investime madhore që do ta mbyllin një herë e përgjithmonë problemin e ujit të pijshëm në Tiranë.

"Ne kemi marrë një kredi me garanci sovrane të Qeverisë për disa super investime që do ta bëjnë Tiranën të ketë 24 orë në 24 ujë. Janë 3 projekte kryesore që nisin në fund të vlerës së ardhshme.  Linja e Transmetimit të Gurit të Bardhë. Pra i shtohet një tjetër burim furnizimit, që sjell në qytet rreth 1100 litra ujë në sekondë. Një investim tjetër madhor është unaza e presionit, tub i madh 120, linjë që balancon presionin e ujit në qytet. Deri tani nuk ka një balancues presioni, dhe uji kalon jo i barabartë. Unaza e presionit do të pasojat me ndarjen e Tiranën urbane me 54 zona. E kemi bërë këtë plan me ujësjellësin e Budapestit, një prej vendeve që ka cilësinë më të madhe. Këto 54 zona lidhen me këtë Unazë presioni dhe çdo zonë është e pavarur nga njëra-tjetra. Pra, nëse njëra prej zonave mbetet pa ujë, të tjerat vijojnë pa problem. Do të ketë një sistem kontrolli të ujit të qytetit nga një dispeçeri qendrore. Kemi hyrë në një rrugë që nuk ka më kthim pas", tha Kacidhja.

Duke folur për faturimin, drejtori u shpreh se aty përfshihen edhe taksat.

"Një faturë 4000 lekë nuk ëshgtë vetëm uj, ka edhe taksat brenda. Ka taksë mjedisi, taksë banese, taksë arsimi. Janë detyrime mujore që çdo qytetar duhet t'i paguajë. Edhe sahatet kanë një cikël përdorimi, afati maksima është 8 vite. Pas 8 viteve duhet të ndërrohet. Çmimi i sahatit futet në faturën e muajit. Shpesh qytetarët keqkuptohen kur shikojnë sahatet", u shpreh Elton Kacidhja, Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë.

Kacidhja ceku edhe çështjen e investimeve në kanalizime.

"Këto 6 vite janë bërë goxha punë në drejtim të kanalizimeve. Unë mund të përmend kanalizimin e madh që u bë te Rruga e Elbasanit që zgjidhi goxha punë. Me investimin që është bërë kjo zonë nuk ka më probleme të përmbytjeve. E njëjta situatë edhe në rrugën 'Siri Kodra', apo në rrugën Egnatia. Me shi të lehtë rrugët bëheshin të pakalueshme, me investimet e UKT nuk kanë asnjë problem. Edhe në Rrugën e Durrësit janë bërë investime. Më parë bllokimi aty krijonte probleme edhe në qendrën e Tiranës. Këto investime kanë bërë të mos kemi më asnjë probleme me përmbytjet. Investimet në kanalizime janë shumë të shtrenjta. Hinka që prodhohet te Pallati me Shigjeta. Kemi një projekt që fillon shumë shpejt. Do të zgjerohet dhe thellohet i gjithë skarpati i Lanës. Me kryerjen e këtij investimi nuk do të ketë më probleme", tha Elton Kacidhja në studion e Report Tv.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës