Projekt-ligji për zonat e mbrojtura, i propozuar nga 12 ligjvënës socialistë, që i hap rrugë investimeve në këto zona ka sjellë kundërshtimin në bllok të opozitës.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se ky ligj është porositur dhe hartuar për interesa të biznesit.
“Ky ndryshim i ligjit i porositur edhe qepur qartësisht për interesa biznesi do të lejojë që në zona ndër të tjera si “Syri Kaltër”, “Parku Valbonës” apo dhe “Lumi Egër i Vjosës” të lejohen ndërtime që konsiderohen me interes publik. Nga një ligj që ndalon në përputhje me legjislacionin e BE, në një ligj që lejon në përputhje me interesat klienteliste, nga një ligj që rregullon në një ligj që prish tërësisht faunën dhe florën e vendit” thotë Jorida Tabaku.
Reagim pati edhe deputetja e Rithemelimit, Ina Zhupa që I kërkoi 12 deputetëve iniciues, të tërhiqen nga nisma, që sipas saj, shkatërron zonat e mbrojtura.
"Qeveria dhe Parlamenti putinian, ndërkohë që kalojnë buxhetin e vjedhjes së taksave të shqiptarëve, ushqejnë, veç oreksit të tyre edhe atë të oligarkëve. Kanë vendosur t’ju ofrojnë më të pasurve dhe të fuqishmëve, edhe copat e fundit të territorit shqiptar, zonat e mbrojtura, që ata t’i shfrytëzojnë për resorte dhe fitime të reja" thotë Ina Zhupa.
Një ditë më parë, kjo nismë ligjore u kritikua edhe nga deputeti i PD zyrtare Arbi Agalliu.
Sipas projekt-ligjit, të depozituar në Kuvend më 20 nëntor me ndryshimet e reja, do të eliminohen pengesat e krijuara për projektet zhvillimore më zonat e klasifikuara si të mbrojtura në të gjithë vendin. Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, si zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke parashikuar të bëhen përjashtime në ato raste kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë mendojnë se investimi është me rëndësi kombëtare.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor 2024, 18:13
-
Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi
14 Nëntor 2024, 12:53
-
PD çon Ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ në Kushtetuese, Zhupa për Report TV: Kthehen në beton, s’është politikë! S’mund të shndërrohen në vilat e oligarkëve
1 Nëntor 2024, 14:42
-
Zhupa: PD do dërgojë në Kushtetuese në shtator 10 projektvendimet për ndërtimet në Zonat e Mbrojtura
7 Gusht 2024, 10:27
-
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Për llogari të oligarkëve, do ndërtojnë resorte luksoze! Kumbaro: Vetëm ndërtime ekologjike
4 Prill 2024, 12:13
-
Deklaratat e Greqisë kundër Shqipërisë për Belerin, Raporterja e PE-së, Santos: Keqardhje! Nëse të gjithë do të bënin deklarata të tilla, bota do ishte e tmerrshme
27 Mars 2024, 14:57
-
Begaj dekreton ligjin ‘Për Zonat e Mbrojtura’ pas konsultave me ekspertë: S'ka përplasje me direktivat e BE-së! Tabaku: Do ta çojmë në 'Kushtetuese'
18 Mars 2024, 17:52
-
Zhupa tur për ligjin e zonave të mbrojtura: Oligarkët u kanë vënë syrin për ndërtim! E çojmë në Gjykatë Kushtetuese
16 Mars 2024, 14:08
-
Ligji për Zonat e Mbrojtura/ Kumbaro: S'do preket Parku Kombëtar, kritere rigoroze për zhvillimin! Sqaron domethënien e sloganit ‘Albania all senses’
5 Mars 2024, 19:28
-
Rithemelimi-presidentit: kthe ligjin për zonat e mbrojtura: Nëse Begaj nuk e kthen, bëhet palë me një ligj klientelist
1 Mars 2024, 17:44
-
Ligji për zonat e Mbrojtura, PD: Mbron interesat klienteliste
29 Shkurt 2024, 13:53