Investimet në Shkodër, Ademi: Ja
projektet e pafinancuara nga qeveria

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje në Shkodër se qeveria ka investuar në këtë qytet 15 milionë euro vetëm për ndërtimin e stadiumit, ndërsa renditi dhe disa investime të tjera të qeverisë. Duke iu përgjigjur kritikave se ka diskriminuar kryeqendrën e veriut, Rama theksoi se Bashkia e Shkodrës duhet të sjellë projektet në qeveri për të përfituar investimet, ashtu siç bën Bashkia e Malësisë së Madhe. “Të sjellë projekte si Bashkia e Malësisë së Madhe”, tha Rama gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësisë së PS.
 
Por, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar në rrjetin social Facebook, projektet për të cilat ka aplikuar Shkodra pranë qeverisë dhe që nuk janë financuar.
 
Ademi ka postuar grafikun e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, sipas të cilit, bashkia e Shkodrës ka marrë gjatë periudhës 2014 – 2015 vetëm 1/5 të totalit, më pak se çdo bashki tjetër në vend.

investimet ne shkoder 

Nga Fondet e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, deri në muajin mars 2016 ka marrë vetëm 3%. Kryebashkiakia ka publikuar projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza ne lagjen “Mar Lula”, me vlerë 190.000.000 lekë, që nuk është financuar.

lagjja mar lula
 
Është aplikuar edhe për ndërtimin e qendrës polifunksionale për rajonet e qytetit të Shkodrës për shërbime administrative, sociale dhe rekreative me vlerë 53.000.000 lekë.
 
Është aplikuar edhe për rikualifikimin e Sistemimit të Bllokut të Pallateve Parafabrikate në “Xhabije", me vlere 70.000.000 lekë. Ka patur një projekt edhe për rikonstruksionin e rrugës "Lugoçesme" me vlerë 45.000.000 lekë.
 lagjja xhabije
Është aplikuar për rikualifikimin urban të zonës hyrëse të Shkodrës nga rrethrrotullimi i urës së Bahçallekut deri tek Harku i Bërdicës.
 
Bashkia e Shkodrës ka aplikuar edhe për rikonstruksionin e plotë të teatrit “Migjeni”, të lulishtes dhe parkut të teatrit, parkut të Taraboshit dhe të lagjes së Shirokës.

ë gjitha këto projekte, sipas kryebashkiakes Voltana Ademi janë dërguar pranë qeverisë, por asnjëri prej tyre nuk është financuar. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen