Zall Bastari do të ketë një qendër të re shëndetësore, si pjesë e programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore në bashkinë Tiranë. Në inspektimet e punimeve të saj ishte dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se edhe pse në periudhë pandemia, nuk ndalet investimet në shëndetësi dhe forcimin e spitaleve rajonale me pajisje të reja.
Në qendrën shëndetësore të Zall Bastarit, një zonë e thellë në skajin verilindor të Tiranës, puna ka nisur për rindërtimin nga themelet.
“E kemi treguar me vepra dhe jo me fjalë që investimet në kujdesin parësor janë investime cilësore Nuk e kemi ndalur punën për rindërtimin e qendrave të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit dhe jam e kënaqur që edhe në këtë zonë të thellë, po rindërtojmë infrastrukturën e kujdesit parësor me të njëjtin standard, si në qytete edhe në zonat më të thella”, tha Manastirliu.
Duke vlerësuar punën e mjekëve të familjes, Ministrja e Shëndetësisë tha se po trajtohen me përparësi pacientët me COVID19 edhe nga mjekët e familjes.
“Mjekët dhe infermierët po vijojnë pa u ndalur duke ofruar shërbime për të gjithë banorët, duke trajtuar edhe pacientë me COVID19 sipas protokolleve tashmë të përcaktuara të mjekimit”, tha Manastirliu.