Investitorët amerikanë me sytë nga Shqipëria: Gjiganti CWP përgëzohet nga ambasada e SHBA për investimin në veri

Investitorët amerikanë me sytë nga Shqipëria: Gjiganti CWP përgëzohet nga ambasada e SHBA për investimin në veri

David Wisner takimet me investitoret amerikane ne ambasade

Bizneset amerikane kanë kthyer sytë nga Shqipëria. Bëhet fjalë për investimeve miliona dollarëshe nga kompani amerikane si CWP Europe, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Adriatic Resorts,  në veri të Shqipërisë dhe në Tiranë.

I dërguari i SHBA-së në Shqipëri, David Wisner ka zhvilluar një sërë takimesh këtë javë të cilat në një postim në facebook i vlerëson si “takime të shkëlqyera biznesi”

Përmes një postimi në facebook i ngarkuari i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, informon se zhvilloi takime me drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim si dhe zyrtarë të kompanisë amerikane të energjisë së rinovueshme të CWP për të diskutuar për projektin e madh për energji nga era dhe dielli në veri të Shqipërisë. 

"Takim me drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për të diskutuar mbi 200 milionë dollarë investime të tyre në Shqipëri, si dhe me zyrtarë të kompanisë amerikane të energjisë së rinovueshme CWP për të diskutuar planet e tyre emocionuese për një projekt të madh për energji nga era dhe dielli në veri të Shqipërisë" shkruhet në postimin e ambasadës amerikane. 

Në takimin e mbajtur më 26 shtator në ambientet e ambasadës amerikane ekipi i CWP në Shqipëri me përfaqësues Elvin Guri, Pëllumb Kallaba dhe Ivan Lozanov prezantuan projektin e tyre të energjisë hibride të rinovueshme në verilindje të vendit.

Investimi në Shqipëri
Ky projekt përfaqëson një iniciativë të rëndësishme në peizazhin e energjisë së rinovueshme të Ballkanit. Me një vlerë investimi që tejkalon 1 miliard euro, projekti pritet të krijojë mbi 1500 vende pune ndërsa përparon nëpër faza të ndryshme. Një kapital i konsiderueshëm do të ndahet për zhvillimin e infrastrukturës vendore, duke ofruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përmirësime afatgjata në një zonë që ka mungesa investimesh. Për më tepër, ky projekt ka potencialin për ta ngritur Shqipërinë në statusin e një eksportuesi neto të energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike rajonale, informon kompania përmes një njoftimi për shtyp. 

Kush është gjiganti CWP?
CWP Global është një kompani amerikane që merret me zhvillimin e energjisë së rinovueshme aktive në pesë kontinente. Ata janë novatorë në zhvillimin e kësaj energjie.

CWP Global është një nga kompanitë Amerikane me ndikim të lartë në projekte të energjisë së rinovueshme në Europën Lindore. Aktualisht CWP po ndërton rreth 6 gigavat të energjisë së rinovueshme në Evropën Juglindore, duke targetuar Shqiperinë si destinacioni me potencialin investues më të madh në rajon.

Duke u mbështetur në historinë e zhvillimit të fermave të erës në Evropën Juglindore dhe Australi, njësia biznesit të hidrogjenit të gjelbër po zhvillon tetë qendra hidrogjeni të gjelbër, me një kapacitet të kombinuar të energjisë së rinovueshme që tejkalon 200 GW.

Me një rekord të arritur në ofrimin dhe menaxhimin e një portofoli ndërkombëtar të projekteve të erës dhe diellit, CWP zhvillon projekte me ndikim real dhe të qëndrueshëm. Për këtë kompani puna me komunitetet lokale dhe palët e interesuara është thelbësore për zhvillimin e suksesshëm dhe është një shtysë e rëndësishme për suksesin.

Rizhvllimi Urban i Tiranës, projekti 200 mln dollarë

Pjesë e takimeve të kësaj jave të të dërguarit të SHBA-së, David Wisner me zyrtarë të Ambasadës ka qenë dhe me Presidentin në largim të Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaco për ta falënderuar për përpjekjet e tij për të forcuar lidhjet e biznesit SHBA-Shqipëri.

Ndërkohë një tjetër projekt që po shihet si mundësi investimi është dhe rizhvillimi urban me vlerë 200 milionë dollarë në Tiranë nga Adriatic Resorts.

 “U takuam gjithashtu me investitorë amerikanë nga Adriatic Resorts për të diskutuar planet e tyre për një projekt rizhvillimi urban me vlerë 200 milionë dollarë në Tiranë. Bizneset amerikane mund të jenë kontribuues madhor në zhvillimin e Shqipërisë” shkruhet më tej në postimin e ambasadës i shoqëruar dhe me një fotogaleri nga takimet e mbajtura mes zyrtarëve dhe investitorëve amerikanë

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja