Inxhinieria në 'Pa Protokoll': Dy zonat ku nuk duhet të ndërtohet në Durrës! Pallatet në breg i 'ha' deti, katet e larta shpëtuan nga garazhet

TIRANE-Inxhinieria e ndërtimit Luljeta Bozo e ftuar në studion e emisionit 'Pa Protokoll' në Report Tv u shpreh se në zonat ku u shembën godinat nga tërmeti në Durrës, Kënetë dhe Plazh më parë nuk ka qenë e lejuar që të ndërtohet, por asgjë nuk është marrë në konsideratë pas 1990. Edhe përsa i përket Thumanës, Bozo tha se ka qenë më parë Kënetë.

"Para 1990 kishim rregulla shumë strikte në ndërtim, tani janë të kolapsura. Në atë tokë, Këneta nuk duhet ndërtuar për dy arsye, se është nën nivelin e detit dhe ka dhera problematikë. Është evidentuar nga sizmologët si terren i papërshtatshëm. Ajo dhe plazhi i Durrësit, janë evidentuar që pas 1981. Pas 1990 të gjithë u bënë inxhinierë.

Te pallati në breg të detit, është futur tre kate nën tokë, por nuk e di nëse themelet i ka llogaritur për të gjitha katet që ka ngritur. Ai shpëtoi tani nga tërmeti, por ai rrezikun më të madh e ka nga deti, do ta hanë rrymat detare. 

Leje është dhënë për një territor ku nuk duhet të bëhet ndërtim, por nëse është dhënë duhet të ishte kontrolluar shumë mirë dhe të bëhej nga profesionistë. Ka edhe objekte që janë bërë me copa letrash pa projekt. Te hotel Palma ka qenë katër katësh dhe janë bërë plus  katër të tjera. 

Ai pa tërmet do të shembej jo më me tërmet. Kolonat atje ishin arnuar në mënyrë skandaloze. Nuk mund të japësh leje pa studim sizmologjik. Janë dhënë firma nga zyra pa qenë në terren pa bërë shpime. Projekti më parë kalonte në 500 sita dhe gabimi kapej. Edhe Thumana është ish-Kënetë, ndërtimi është me kosto shumë të lartë" tha ajo.  

Por në Tiranë ku janë zonat problematike? "Në Tiranë Kombinati është problematik ka qenë ish-Kënetë. Do masa të veçanta për të ndërtuar. Më parë godinat kanë qenë 2-katëshe. Ato e kanë mbaruar ciklin, por qëndrojnë në këmbë se është respektuar rregulli. Pallatet e mëdha kanë shpëtuar për dy arsye; se kanë dy kate nën tokë nga garazhet dhe janë gjitha kolonat e mbështetura në pllakë" tha Luljeta Bozo. 

Ajo tha se këto fenomene, në këtë nivel goditje nga tërmeti përsëriten një herë në 30-40 vite. Ndërkohë që sizmologu Edmond Dushi tha se numri i pasgoditjeve deri tani nga tërmeti kryesor ka arritur mbi një mijë. "Ka kaluar një mijë pasgoditje, por shumica prej tyre nuk kanë impakt" tha ai. 

Psikologia Aurela Agalliu e cilësoi panikun që shkaktoi tërmeti si traumë kolektive. "Njerëzit të punojnë më shumë me komunikim në grup, pasi është traumë kolektive. Duhet të ngrihen ekipe të caktuara për të bërë të mundur daljen nga përjetimi i situatës. Ndarja e ngjarjeve lehtëson njerëzit. Ka pasur shumë njerëz që kanë ardhur për konsulencë".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 30/11/2019 21:46

    Levizja e lire zaptoi toka ne qytet ku gjenin boshlliqe jo ne plazhe e keneta qe nuk llogaritej fare

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/11/2019 06:24

    Tani pas pilafit flasin gjith bajgat. 30 vjet e lane muterine fshatare të bëjë kasapana mjedisore dhe tani Zonja e Madhe mori hak!

    Përgjigju
  • Rruga kuminit: 30/11/2019 04:53

    Po nuk kan faj ndertusit se betonin e mernin gati ke Gjushi si me mik, cilsia par. Po mos ta merje aty nuk kishe leje ndertimi.

    Përgjigju
  • Alb: 30/11/2019 01:34

    Po tani jane bere ato pallate,dhe pervec problematikes se ku duhet ndertohet apo jo duhet shtruar dhe si problem ca pagujn shqiptaret aq shume lek per pallatet cmime sikur jane apartamente ne qender te parisit,paguajn sigurin ne keyo pallate, paguajn sistemin e ngrohjes qe jan si frigorifer ne dimer apo mos flasim per gjelberime e probleme higjenike,hapsira parkimi probleme akustike. Sipas ketyre vlersimi behet po ishte ne tirane apartamenti min shitet min 1000 euro m².

    Përgjigju
  • Gim: 29/11/2019 22:07

    Po te gjithe pallatet te cilave katet e para u jane shnderruar ne lokale, miret dhe steukturat e te cileve jane vandalizuar. Muret mbajtese kolonat gjithcka eshte hequr. Marr shkas nga pallati te 2 gjelat. Nese termeti do kishte qendren ne tirane atehwre mendoj qe katasteofa do ishte dhjetra here me e rende. Shpresojme qe termeti mos kthehet me dhe qe keto kate te para te rikthehen ne origjine.

    Përgjigju
  • Aldi: 29/11/2019 21:32

    Pas 1990 zonja bozo erdhi sali malok berisha,,qe lejoi te ndertohet ne zonat e kenetes dhe plazhit,,ai duhet kapur dhe varur tek plepat ne durres,,,,per krime ndaj popullit shqiptar,,,kurse kete zonjen bozo te behet ministre e infrakstruktures.......

    Përgjigju
    • keno kotorri: 29/11/2019 22:02

      Saliu ka shume mekate...por jerko Planin aRregullues te Plazhit te Durresit te asaj kohe dhe do shohesh qe nuk lejohej ndertimi ne pjesen e reres dhe ndertesat duhej te ishin 2-3 kate. Shembullin e ke ne fshatrat turistike me Leje te asaj kohe dhe çfare ka sot. Ne ish Nak albania vilat nuk kalonin 2 katet dhe hotelet 3 katet. Sot Fanja nderton disa hoteke mbi 7 kate. Gjithashtu kontrollo Ne Google earth gjendjen e ndertimeve nga Ura e Dajlanit te Qerreti ne 2002 e sot pastaj fol.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia