TIRANË, 16 Shtator/ATSH/- Inspektoriati Qendror Teknik (IQT) vijon kontrollet tek bizneset e tregtimit të naftës dhe gazit dhe njofton se ka vendosur gjoba nga 100.000 lekë, deri në 500.000 lekë për 10 subjekte private, që nuk kanë respektuar standardet e kërkuara.
Nga inspektimet ka rezultuar se dy parametrat tregues të standardeve të kërkuara si: pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit kanë qenë jashtë normave.
Kontrolle të vazhdueshme po ushtrohen në të gjithë vendin si objektiv, që IQT ka për respektimin e ligjit dhe ndëshkimin e abuzuesve të tij, duke garantuar cil?sin? e karburanteve dhe gazit që tregtohet n? vend.
Para një muaji, Inspektoriati bëri publike rezultatet e kontrolleve t? muajit gusht, ku u ndëshkuan 34 subjekte private për shkak të problemeve, ndër të cilat, mungesa t? dokumentacionit teknik-ligjor, rezerv?s s? siguris?, tregues larg nivelit t? detyruesh?m p?r pik?n e flak?rimit dhe p?rqindjen e squfurit./n.m//m.m/