UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-ANSA/ - Sulmet ajrore të avionëve amerikanë pa pilot në Irak shkatërruan dy automjete të blinduara të xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Sinjar, të fundit nga një seri sulmesh të kryer nga Pentagoni. Sipas zyrtarëve amerikanë, forcat kurde kanë thënë se militantët e ISIS-it po sulmojnë civilët në fshatin Kawju. Avionët ushtarakë kanë identifikuar dhe më pas kanë ndjekur automjetet e blinduar përgjatë rrugës pranë Sinjarit dhe pastaj sulmuan dhe i shkatërruan të dy automjetet në zonë. Avionët amerikanë kanë nisur
sulmet kundër pozicioneve të Shtetit Islamik edhe në afërsi të digës së Mosulit, njoftoi CNN-i duke cituar agjencitë kurde të lajmeve. Diga mbi lumin Tigër, një nga më të mëdhatë në vend, përfundoi në duart e xhihadistëve pasi luftëtarët Peshmerga kurdë u tërhoqën./ /l.q/ a.jor.