Iraku deklaron se ka çliruar qytetin e Tikritit nga militantët e ISIS, duke e cilësuar si fitoren e tij më të madhe në luftën kundër terroristëve.
Forcat aleate, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr prej SHBA, rimorën qytetin e lindjes së Presidentit Saddam Hussein dhe flamuri i Irakut u ngrit mbi qiell.
Operacioni filloi në 2 Mars dhe u mbyll në 48 orët e shkuara.
Kryeministri Haider al-Abadi njoftoi përmes rrjetit social Twitter “çlirimin e Tikrit-it dhe përgëzoi forcat e Irakut, pa harruar vullnetarët që dhanë kontribut në këtë gur-themel të historisë”. Kur flet për vullnetarë, ai i referohet grupeve paraushtarake që morën pjesë në luftime kundër terroristëve.
Deri tani nuk ka të dhëna se sa luftëtarë janë vrarë ose kapur gjatë luftimit.
Forcat ushtarake dhe vullnetarët kishin mbajtur të rrethuar qytetin e Triktitit prej dy javësh që nga nisja e operacionit

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com