Krahu i djathtë i ish-liderit iraken Saddam Hussein, Izzat Ibrahim al-Douri, është vrarë, raportohet nga burime zyrtare irakene. Burimet thonë se vdiq gjatë luftës në provincën Salahudin në veri të Bagdadit, ndërkohë që lajmi është konsideruar i rremë nga mbështetësit e tij.

Douri, 72 vjec, udhëhoqi grupin e kryengritësve ‘Urdhëri i Naqshbandit’, një forcë e rëndësishme që fshihej pas shtetit islamik (ISIS) dhe ndihmoi në forcimin e këtij të fundit. Militanti islamik mbante pseudonimin “Mbreti Spathi” në dokumentat e hetuesve amerikanë dhe një shumë e majme parash ofrohej në këmbim të kokës së tij.

Ai është deklaruar i vdekur edhe më parë, por këtë herë televizioni al-Arabiya publikoi një foto të asaj që supozohet të jetë trupi i 72-vjecarit. Trupi i pajetë është transportuar me një arkivol qelqi tek autorietet irakiane dhe i është dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë Transportimi i trupit është shoqëruar nga një grup i madh njerëzish kuriozë.
 Izzat Ibrahim al-Douri
 Izzat Ibrahim al-Douri
 Izzat Ibrahim al-Douri
 Izzat Ibrahim al-Douri
 Izzat Ibrahim al-Douri
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)