Iran dhe Izraeli, ballë për ballë me një 'lojë' që sapo ka nisur!

Iran dhe Izraeli, ballë për ballë me një 'lojë' që sapo ka nisur!

Irani dhe Izraeli kanë një luftë të heshtur e të Ftohtë që ka nisur që me ardhjen e Khomenit në pushtet në 1979 duke instaluar një Republikë "Islamike", ose më saktë të themi një pushtet të justifikuar në emër të Islamit. Në fakt shumë aksione apo ideologji janë justifikuar në emër të Islamit, kur ky fundit është simbol i paqes. Megjithatë kjo e fundit është një çështje shumë delikate që ka nevojë për analizë të ftohtë e shumë dimensionale!

Në fakt themeli i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit është i njëanshëm, sepse i pari nuk ka pranuar kurrë ekzistencën e të dytit e mandej bazë e politikës së tij të jashtme është që një ditë "Izraeli të zhduket" nga harta e Botës! Publikisht Izraeli nuk ka pasur asnjë lloj politike apo qasje për pretendime të tilla ndaj Iranit, por sigurisht ka bërë kujdesin e mbrojtjes!

Duhet theksuar faktin se Irani nuk ka lidhje territoriale me Izraelin dhe nuk kanë pretendime të drejtpërdrejta territoriale apo çështje të gjashme! Ndërsa Irani e ka justifikuar qasjen e tij ndaj Izraelit në lidhje me çështjen e Palestinës duke e konsideruar edhe një çështje të besimit fetar apo të qasjeve fetare! Në fakt askush nuk ka kërkuar që Irani të jetë mbështetësi apo garant i Islamit e sidomos në Palestinë. Madje, edhe mes myslimanëve, palestinezët shumica janë sunitë e pak janë shitë. Edhe përplasjet e interesat mes këtyre dy sekteve nuk janë të pakta nëse kemi parasysh edhe marrëdhëniet që ka Arabia Saudite me vetë Iranin!

Irani është një fuqi ushtarake në Rajon e për këtë nuk ka dyshime! Por, vetë Irani ka probleme të brendshme të rëndësishme me disa rajone, por ka probleme edhe për shkak të regjimit që është instaluar i cili në fillim erdhi si shpëtim ndaj Monarkisë, që ishte në fakt shumë më e moderuar, por me kalimin e kohës nevojat e iranianëve nuk janë më të pajtueshme me Regjimin, sidomos në fushën e të drejtave dhe lirive e sidomos të grave! Shpesh regjimet autoritare përdorin politikën e jashtme për të shpëtuar nga problemet e politikës së brendshme duke përdorur besimin fetar, patriotizmin e nacionalizmin si çështjet më të rëndësishme! Sigurisht që Iranit i duhej një sulm i tillë dhe për t'a bërë duhej pretekst. Nuk është e vështirë që pretesket të gjenden ose edhe të shpikën edhe kur nuk ekzistojnë!

Përtej përplasjes së brëndshme mes Izraelit e Gazës, Irani e justifikojë sulmin e tij ndaj Izraelit me pretekstin e sulmit në Konsullatën e tyre në Siri edhe pse sipas opinionit izraljan ajo nuk kishte statusin e një selie diplomatike. Zyrtarisht Izraeli nuk e ka pranuar përgjegjësi për sulmin, por Iranit i mjaftojë ngjarja për të justifikuar sulmin! Duhet theksuar se është hera e parë që Iranin sulmon drejpërdrejtë Izraelin! Në fakt Izraeli është sulmuar vazhdimisht para nga fqinjët dhe këtë herë kështu ndodhi!

Situata në Lindjen e Mesme është ajo që njihet si anarki ndërkombëtare, ku vazhdimisht vendet shkelin e sulmojnë territoret e tyre pa leje duke shkelur kështu sovranitetin. Sulmet turke në Siri e Irak! Sulmet e Izraelit në Siri e L'iban, sulmet e Libanit ose më origjinë nga Libani drejt Izraelit! Sulmi i Palestinës nda Izraelit e pastaj ofensiva e këtij të fundit në Gaza! Të vetmet vende që kanë luajtur neutralitetin janë Jordania e Egjiptit, që dikur kanë qenë vendet kryesore që kanë bërë tre lufta me Izraelin! Duhet të ketë një arsye që këta qëndrojnë neutral e me siguri për ta leksion mbetet po vetë historia!

Pas sulmit që Irani bëri me raketa supersonike e me dronë ndaj Izraelit menjëherë ka theksuar se ata nuk kanë ndërmend të vazhdojnë më tej e reagimi i tyre ishte si reagim ndaj shtetit sionist, sepse kështu e konsiderojnë Izraelin! Megjithatë, Izraeli ka një politikë kombëtare e nacionaliste të frikshme! Duke besuar në këtë të fundit ka shumë gjasa që Izraelit të kundërpërgjigjet! Izralianët nuk kanë frikë askënd nëse vihet në diskutim siguria dhe ekzistenca e tyre! Historia ka dëshmuar se ata s'kanë frikë edhe kur përballë kanë me shumë se një shtet, por një koalicion shtetesh!

Pyetje themelore është Irani ka dalë me i fituar e Izraeli i humbur nga në sulmi? Sigurisht është shpejt për të nxjerrë konkluzione! Megjithatë, besoj se Irani ka bërë një lëvizje që do të rris në afatshkurtër qëndrueshmërinë e Regjimit si stabilitet politik, por sipas meje do t'i jap një kosto shumë të madhe përballë Izraelit me të cilin po gabon ashtu siç gabuan vendet arabe në tre përballje me të!

Rusia sot nuk është Bashkimi Sovjetik i dikurshëm dhe ka probleme duke qenë e përfshirë në një konflikt dy vjeçar ushtarak me Ukrainën! Roli i Turqisë mendoj, se përtej retorik do të jetë neutral, sepse kjo e fundit nuk ka asnjë interes të përballë ushtarakisht me Izraelin! Po ashtu të njëjtin pozicion duket se do të kenë Arabia Saudite, Jordania, Egjipti dhe po ashtu edhe vetë Iraku! Mendoj se akoma nuk po njihemi me reagimin ose më dimensionin që do të ketë kundërpërgjigja e Izraelit! Një gjë është e sigurt se Izraeli nuk falë dhe nuk tërhiqet, të paktën këtë na ka mësuar historia që ka krijimi si shtet! Mendoj se Irani do të dal i humbur nga kjo qasje!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025