Ndoshta nuk është fare momenti që shkruaj sot për të! Ndoshta duhet t'ia lëmë historisë së çfarë do të shkruhet për të!

Nderimet shtetërore, sepse ka dominuar skenën politike nga 1990 e deri në 2005!

Fatos Nano interpretohet si liberal duke e hamendësuar me mendimin politik dhe me ushtrimin e funksioneve!

Në fakt ndoshta ishte ndër të paktët që kuptonte se liberalizmi ishte e vetmja rrugë për Shqipërinë e dal nga diktatura!

Pas vdekjes, mund të flasim e mund të them gjithçka!

Sukseset e qeverisjes së tij nuk janë të largëta në memorien tonë! Disa mund të thonë se ashtu ishte ajo kohë e me këtë llogjikë edhe pas 35 vitesh vazhdojnë të justifikojnë edhe këta që janë sot!

Në planin personal ai mbetet ndoshta i vetmi lider në Shqipëri që hyri në burg, nuk u dorëzua dhe u kthye në majet e politikës dhe të shtetit për t'u larguar përsëri në 2005! Ne këtë drejtim ka për të mbetur i papërsëritshëm!

Nëse Hoxha vdiq dhe nuk la asnjë dinasti mbrapa!

Nano la pas një dinasti të tërë Majtas e Djathtas, duke krijuar për herë të parë që pas periudhës së Ahmet Zogut, një dinasti personash që kanë dominuar, vazhdojnë të dominojnë politikën, profesionet dhe ekonominë e vendit!

Nëse kjo është pozitive për vendin apo jo do e shikojme më vonë, por periudha e Nanos krijoi konceptin e politikanit pasanik, biznesmen në një vend të varfër, pa drita, me rrugë me baltë, me rrugë që shtroheshin disa herë brenda vitit në rrugët e Tiranës dhe pas një javë ishin përsëri me gropa dhe me baltë!

Me Tiranën që kishte drita 6 orë në ditë dhe pjesa tjetër në errësirë!

Shumica e atyre që sot kanë biznese, universitet private, pushtet politik dhe ekonomik dhe që janë kthyer në dinasti të mirëfillta janë prodhim i kohës së Nanos!

Berisha dhe PD ishin ata që duke shfrytëzuar ndarjen në të djathtë dhe të majtë na frymëzuan për vite me radhë për t'a urryer Nanon sikur ai ishte gjëma më e madhe e vendit e ndërsa sot ishin të gjithë bashkë duke e nderuari!

Nano pati fatin të qeveriste në kohën e një anarkie të madhe, por në njëtën kohë shqiptarët patën fatin të kishin të paktën Majtas një njeri liberal që i shmangej konfliktit primitiv!

Megjithatë, ai jetoi ndoshta një ndër periudhat më të vështira të tranzicionit, ngjarjet e Shtatorit 2008!

Është fakt se Nano na ka lënë një dinasti që ndoshta duhet të bëjmë llogaritë me të për shumë vite në vazhdim! Kjo është një e vërtetë e madhe!

Nëse sa herë mendojmë e flasim për Nanon duke rikujtuar Berishën, në duhet t'a vazhdojmë ta urrejmë edhe pas vdekjes, por nëse mendojmë me gjakftohtësi si ishte në të vërtetë ai, duhet të themi se ai të paktën ishte liberal dhe i zgjuar duke gjetur momentin e duhur për t'u larguar nga politika!