TEHERAN, 20 mars /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë iraniane, Mohammed Jayad Zarif i ka bërë thirrje sot fuqive të mëdha të heqin dorë nga presionet në negociatat e vështira bërthamore dhe të arrijnë në një marrëveshje për çështjen bërthamore iraniane.
Në një përgjigje të dhënë qartazi presidentit amerikan, Barack Obama, i cili i ka bërë thirrje Iranit që të bëjë një hap historik në vend që të qëndrojë i izoluar nën skenën diplomatike, Zarif konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t'i bëjnë të dyja, edhe presionin edhe negociatat, prandaj duhet të arrihet në një rezultat final.
"Iranianët e kanë bërë tashmë zgjidhjen e tyre, të ecin përpara me dinjitet", shkruan Zarif në llogarinë e tij në Twiter.
"Eshtë koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre të zgjedhin ose presionin ose negociatat", thekson ai./ /b.s/ a.jor.