
Foto: Anije në Ngushticën e Hormuzit
Një projektligj që do të vendoste tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po hartohet nga parlamenti iranian. Sipas mediave të huaja, plani do të finalizohet javën e ardhshme dhe do të njohë ligjërisht mbikëqyrjen e Ngushticës nga Irani, sipas agjencisë së lajmeve Fars.
Siç raporton Bloomberg, tashmë ekuipazheve u është kërkuar informacion në lidhje me personelin, ngarkesën dhe detajet e udhëtimit përmes ndërmjetësve dhe, në disa raste, kalimi bëhet kundrejt një pagese.











