Irani propozon planin e ri për ndëshkim, masa të ashpra për mediat që shkruajnë lajme të rreme
foto ilustruese nga protestat
Irani vjen me ndryshime të tjera drastike. U propozua një plan për të dënuar me masa të ashpra ata që publikojnë lajme të rreme dhe që sipas qeverisë kanë pasoja negative në shoqëri.
Sipas planit, ata që publikojnë në media "lajme të rreme" do të mbajnë përgjegjësi ligjore për demet që i krijojnë shoqërisë dhe kjo do funksionoj për çdo lloj lajmi.
Mohammad Taghi Naqdali, një anëtar i Komisionit ligjor të Parlamentit iranian, tha se ndjekja penale dhe ndëshkimi nuk kufizohen vetëm për ata që publikojnë lajme me pasoja negative, por "dënimi është përcaktuar edhe për individët ose mediat që ekzagjerojnë lajmin".
Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e quajti planin kundërpërgjigje dhe reagim i ardhur pas protestave mbarëkombëtare që janë zhvilluar Iran dhe kjo me qëllim për të fituar më shumë kontroll mbi përdoruesit e mediave sociale, si edhe për t’i frikësuar ato. Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë, që lidhet me protestat anti-qeveritare.
Mijëra iranianë kanë protestuar në mbarë vendin që kur Mahsa Amini vdiq në shtator teksa ishte në paraburgim. Ajo po akuzohej nga autoritetet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo të quajtur ndryshe shami. Ndërkohë, kujtojmë se babai i vajzës ka reaguar për vdekjen e Mahnsa Aminit dhe ka thënë se ajo nuk ka patur probleme shëndetësore siç kanë thënë autoritetet përkatëse, por ajo është vrarë nga ata.
Protestat aktuale në Iran janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
F.D/S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.3%
-
Të gabuar
20.7%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Tiranë/ Mashtrim, dhunë ndaj babait dhe Policit, 3 të arrestuar
29 Dhjetor 2024, 10:33
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit
6 Dhjetor 2024, 07:36
-
Siri/ Presidenti Assad: SHBA dëshiron të ridizajnojë rajonin! Luftimet mes ushtrisë dhe xhihadistëve shkaktojnë mbi 500 të vdekur, mes tyre 92 civilë
2 Dhjetor 2024, 14:35
-
Libani: Lideri i Hayat Tahrir al-Sham u vra nga një sulm ajror rus! Assad premton përdorimin e forcës “për të çrrënjosur terrorizmin”
1 Dhjetor 2024, 08:27
-
Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?
15 Nëntor 2024, 08:04
-
Rafael Grossi paralajmëron Iranin se me rikthimin e Trump po mbyllet dritarja për bisedime bërthamore
14 Nëntor 2024, 13:43
-
SHBA, zbulohet spiuni që ia dha Iranit planet sekrete të Izraelit! Ishte agjenti i CIA-s dhe jo konsulenti i Pentagonit
14 Nëntor 2024, 11:27