Rouhani: Nesër hapi i tretë i shkëputjes nga marrëveshja bërthamore! Bisedimet me Parisin deri në fund të vitit

Rouhani: Nesër hapi i tretë i shkëputjes nga marrëveshja bërthamore! Bisedimet me Parisin deri në fund të vitit

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha në një takim të kabinetit se “meqenëse nuk ka perspektivë për të arritur një marrëveshje në kohë, Irani do të ndërmarë një hap të tretë shumë të rëndësishëm nesër, në zvogëlimin e detyrimeve të tij sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015” dhe në fund të ultimatumit 60-ditor të BE-së pë respektimin e angazhimeve nga ana e Teheranit.

"Hapi i tretë mund të mos duket mbresëlënës, por ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe do të përshpejtojë në mënyrë të konsiderueshme aktivitetet e organizatës iraniane të energjisë bërthamore," shtoi Rouhani, pa mos zbuluar ende përmbajtjen e masave që do të miratohen.

Tani, ndryshe nga "bisedat tona të para", me presidentin francez, Emmanuel Macron, "ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë", tha presidenti iranian ndërsa bisedimet vazhdojnë për propozimin francez për të ruajtur marrëveshjen për programin bërthamor të Teheranit (Jcpoa).

Parisi ka vendosur një kredi prej 15 miliardë dollarësh në pjatë, në këmbim të kërkesës së Republikës Islamike që të kthehet në përputhje të plotë me marrëveshjen.

"Ata e dinë se çfarë duam dhe ne e dimë se çfarë duam, është e qartë," tha Rouhani, I cituar nga agjensia e lajmeve Mehr.

Sipas liderit iranian, për shumë çështje,  "boshllëku" në mendime me Francën është "mbushur", ndërsa ka edhe çështje të tjera në të cilat "dallimet" ekzistojnë akoma dhe për të cilat nuk është arritur marrëveshje përfundimtare.

Rouhani ka saktësuar se bisedimet me Francën do të zgjasin pesë muaj dhe do të vazhdojnë deri në fund të vitit.

"Francezët thonë se ata do të bisedojnë edhe me vendet e tjera evropiane, si dhe me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe do të krijojnë koordinimin e nevojshëm", shtoi ai, duke theksuar se Franca "përfaqëson BE dhe tre vende evropiane, nënshkruese të marrëveshjes bërthamore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha