Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger postoi një foto të tijën duke fjetur poshtë statujës së tij të famshme prej bronzi, ku shkruante me keqardhje:

- "Si ndryshojnë kohët!".

Ishte pikërisht ky postim që nxiti spekulimet në rrjetet sociale lidhur me arsyen se përse Arnold Schwarzeneggeri bëri një postim të tillë.

Sipas asaj çka u përhap vrullshëm në rrjetet sociale, arsyeja që e shkroi nuk ishte se ishte plakur, por sepse kur ai ishte Guvernator i Kalifornisë inauguroi një hotel me statujën e tij përball hotelit, dhe drejtuesit e hotelit i thanë që mund të shkonte sa herë të donte të qëndronte në hotel; gjithmonë do të gjendej një dhomë boshe për të.

Kur ai nuk ishte më Guvernator shkoi një ditë në hotel, por administratori nuk i dha një dhomë me argumentin se hoteli ishte i gjithi i rezervuar. Ai mori një batanije dhe u shtri para statujës së tij dhe sipas interpretimit në rrjet, Schwarzenegger donte t'i jepte një mesazh njerëzve.

Mesazhin se kur ishte në pozita drejtuese, të gjithë e mbulonin me lëvdata, por me ta humbur pozicionin, e harruan.

“Kohërat kanë ndryshuar. Mos u besoni përfitimeve të pozicionit tuaj, - lexohet mes rreshtash, - sepse është e sigurtë që nuk kanë për të zgjatur”.

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com