Ironia e pronarit të lokalit: Policët vijnë 5 herë në ditë për kontroll, të marrin elektrik se s'ua ndez më dritën! Të më lajnë dhe vendin me shtupë se s'kam punëtorë

 

Pronari i një lokali në Kamëz

Pronarët e lokaleve në Kamëz kanë dalë sot në protestë përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar heqjen e orës policore. Për mikrofonin e Report Tv, pronarët shprehen se po diskriminohen sepse vetëm në Kamëz nuk i lejojnë të bëjnë asnjë dasmë. Sipas tyre në qytetet e tjera si në Tiranë e Shkodër, Policia i lejon lokalet të punojnë ndërsa në Kamëz ata bëjnë kontrolle të herëpashershme.

I mërzitur nga kjo situatë njëri nga pronarët thotë se Policia i vjen 5 herë në ditë në lokal për kontroll. Ai ka një thirrje të veçantë për efektivët e Policisë duke iu thënë se herë tjetër kur të vijnë për kontroll të marrin elektrik me vete se nuk do ua ndeze dritën. Madje edhe të lajnë vendin sa herë të futen brenda pasi nuk ka punëtorë për ta bërë punën.

"COVID-in e dimë se si është, vetëm në Kamëz nuk bëhet asnjë ceremoni dasmore, kemi ardhur të çojmë zërin në organet kompetente të kësaj pune, ça do bëhet me ne. Në Tiranë punohet, në Vorë punohet, në Shkodër punohet, kudo punohet, në Kamëz jo. Ne kërkojmë që protokollet të zbatohen, 50 veta ok. Masat anti-COVID po zbatohen pjesërisht nëpër biznese. Ne jemi të falimentuar, ligji duhet ët jetë njësoj për të gjithë, ose të bëhen dasma kudo, o të mos bëhen. Ne nuk na lejojnë të organizojmë ceremoni martesore, ndërkohë që lokalet i ke të mbushur plot. Ora policore të shtyhet deri në orën 1, dasmat të bëhem duke respektuar masat, ne ça të bëjmë të falimentojmë"u

Policia nuk na lejon të bëjmë asnjë lloj veprimi, thotë është e ndaluar për të bërë ceremoni martesore, kemi problem edhe me ata që kanë prenotuar se po thonë që nuk e bën dot ti, unë  e bëj vend tjetër. Ky dallim është bërë vetëm për Kamzën, po diskriminohemi. Ne kemi 16 muaj pa punë, taksat e Bashkisë vijojnë duhet t'i paguajmë patjetër, dasma nuk na lejojnë të bëjmë. Policia aty 24 orë, kjo është katastrofë.

Policia më ka ardhur 5 herë kontroll brenda ditës, sot e tutje i them policisë të marrë elektrikun me vete se unë nuk ja ndez më dritën dhe të marrin kovën e shtupën me vete të lajnë vendin sa herë të hyjnë brenda se nuk kam punëtorë unë që të pastrojnë sa herë vijnë ata", thanë disa prej pronarëve.


Lajmi kryesor:

Shoqata e Biznesit tjetër kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të shtyhet ora policore, merreni parasysh ose do reagojmë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor