TIRANË- Shoqata e Biznesit këmbëngul që të hiqet ora policore, pasi shprehen se kjo po ndikonin shumë në të ardhurat e tyre, aq më tepër pasi një viti pandemik. Në letrën e dërguar drejtuar ministrisë së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe duke vënë në dije zv. ministren Mira Rakacolli, thuhet se është e nevojshme që të merren masa lehtësuese, duke paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, lënë mundësinë e hapur për përshkallëzim të bizneseve.
“E nderuar Znj.Ministre Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Referuar masave në fuqi të VKM dhe Komitetit Teknik të Ekpertëve në kuadër të pandemisë së Covid-19, kërkojmë lehtësira nga Ju, pasi ne si biznese po përballemi me vështirësi ekonomike. Ora policore ende në fuqi, na privon nga aktivitetet që ne si biznese (lokale) zhvillojmë; (dasma, gëzime familjare e cermoni të tjera), duke na ushtruar presion të vazhdueshëm dhe nuk na lejojnë të zhvillojmë normalisht aktivitetin tonë ekonomik, brenda orarit të lejuar nga institucionet, cka na vështirëson së tepërmi ekonominë, gjë e cila refktehohet edhe te të ardhurat familjare të cdo drejtuesi biznesi. Për këtë arsye kërkojmë të rishikohen masat në fuqi, duke patur parasysh edhe numrin e ulët të rasteve me infektime nga covid 19, ashtu sikurse edhe vdekshmërinë. Goditja që kemi marrë nga një vit mbylljeje për shkak të pandemisë së covid 19, dhe orës policore ende në fuqi, do të na e vështirësojë akoma dhe më shumë ekonominë dhe financat, duke na cuar drejt falimentit. Është e udhës të gjendet një zgjidhje dhe reagim sa më i shpejtë nga ana juaj, në te kundërt edhe ne referuar rregullave e ligjeve në fuqi do të reagojmë”, thuhet në reagim.
Kjo është një kërkesë e përsëritur nga ana e shoqatës së bizneseve, por megjithatë Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk kanë ndryshuar masat, pasi sipas tyre vendi është “nën ethet” e variantit të ri të COVID, atij indian i njohur si “Delta”.
63 pronarë lokalesh e restorantesh në Lungore të Vlorës i janë drejtuar me një letër zyrtare Këshillit të Ministrave, ku kërkojnë zgjatjen e orës policore për të mbajtur hapur lokalet deri në orën dhe muzikën deri në orën 24:00. Në të kundërta ata paralajmërojnë se nga e hëna do të mbyllin lokalet, në shenjë proteste.
Sipas tyre situata aktuale, ku muzika lejohet deri në orën 22:00, ndërsa lokalet lejohen të qëndrojnë hapur deri në orën 23:00, është e patolerueshme. Ata akuzojnë policinë për sjellje jo etike dhe se në disa raste i ka dhunuar ata verbalisht e psikologjikisht. Ata akuzojnë po ashtu edhe për veprime të njëanshme dhe abuzive.
Letra dërguar Këshillit të Ministrave
Pronarët e bizneseve që kanë firmosur letrën drejtuar Këshillit të Ministrave
Pronari i një lokali në Kamëz
Pronarët e lokaleve në Kamëz kanë dalë sot në protestë përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar heqjen e orës policore. Për mikrofonin e Report Tv, pronarët shprehen se po diskriminohen sepse vetëm në Kamëz nuk i lejojnë të bëjnë asnjë dasmë. Sipas tyre në qytetet e tjera si në Tiranë e Shkodër, Policia i lejon lokalet të punojnë ndërsa në Kamëz ata bëjnë kontrolle të herëpashershme.
I mërzitur nga kjo situatë njëri nga pronarët thotë se Policia i vjen 5 herë në ditë në lokal për kontroll. Ai ka një thirrje të veçantë për efektivët e Policisë duke iu thënë se herë tjetër kur të vijnë për kontroll të marrin elektrik me vete se nuk do ua ndeze dritën. Madje edhe të lajnë vendin sa herë të futen brenda pasi nuk ka punëtorë për ta bërë punën.
"COVID-in e dimë se si është, vetëm në Kamëz nuk bëhet asnjë ceremoni dasmore, kemi ardhur të çojmë zërin në organet kompetente të kësaj pune, ça do bëhet me ne. Në Tiranë punohet, në Vorë punohet, në Shkodër punohet, kudo punohet, në Kamëz jo. Ne kërkojmë që protokollet të zbatohen, 50 veta ok. Masat anti-COVID po zbatohen pjesërisht nëpër biznese. Ne jemi të falimentuar, ligji duhet ët jetë njësoj për të gjithë, ose të bëhen dasma kudo, o të mos bëhen. Ne nuk na lejojnë të organizojmë ceremoni martesore, ndërkohë që lokalet i ke të mbushur plot. Ora policore të shtyhet deri në orën 1, dasmat të bëhem duke respektuar masat, ne ça të bëjmë të falimentojmë"u
Policia nuk na lejon të bëjmë asnjë lloj veprimi, thotë është e ndaluar për të bërë ceremoni martesore, kemi problem edhe me ata që kanë prenotuar se po thonë që nuk e bën dot ti, unë e bëj vend tjetër. Ky dallim është bërë vetëm për Kamzën, po diskriminohemi. Ne kemi 16 muaj pa punë, taksat e Bashkisë vijojnë duhet t'i paguajmë patjetër, dasma nuk na lejojnë të bëjmë. Policia aty 24 orë, kjo është katastrofë.
Policia më ka ardhur 5 herë kontroll brenda ditës, sot e tutje i them policisë të marrë elektrikun me vete se unë nuk ja ndez më dritën dhe të marrin kovën e shtupën me vete të lajnë vendin sa herë të hyjnë brenda se nuk kam punëtorë unë që të pastrojnë sa herë vijnë ata", thanë disa prej pronarëve.