PS ironizoi votimin e PD, Basha: Rama nuk bën zgjedhje në parti se ka frikë! Organizatat socialiste do i japin një mesazh të fortë më 25 prill

PS ironizoi votimin e PD, Basha: Rama nuk bën zgjedhje në parti se ka frikë! Organizatat socialiste do i japin një mesazh të fortë më 25 prill

Lulzim Basha

Kreu demokrat Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja e Report Tv lidhur me ironizimin e mënyrës së votimit të kandididatëve për deputet në PD nga kryeministri Edi Rama, ai ka thënë se janë dy modele të ndryshme me PS.

Basha akuzon se Rama nuk bën zgjedhje në parti pasi nuk dëgjon as zërin e partisë. Më tej Basha tha se në këtë sallë ka qenë me drejtues të organizatave socialiste të Tiranës të cilët sipas tij do ndërmarrin një hap të guximshëm, më 25 prill, duke i dhënë mesazh Ramës.

"Të krahasosh të pakrahasueshmen është shumë e vështirë. Janë dy molele të ndryshme. është lloji i njeriut që nuk bën zgjedhje në parti dhe në Shqipëri, seps eka tmerr nga zgjehdjet. nuk do të dëgjojë dhe zërin  e paritsë së tij. Kjo është arsyeja që hodhi poshtë propozimin tonë. me renditje alfabetike Sepse ai sot është pakicë edhe brenda PS. Po të mos kishte frikë nga vota e PS do ti linte socialistët të rendisnin kandidaturat. Pasi  e ka shtyrë asamblenë disa herë.

E ka bërë për të mbajtur në listë Vangjush Dakon e listës të zezë së departamentit të shtetit. Pse e bën? Sepse po lëshoi Dakon lëshon veten. Sepse votat në Shiak nuk i vodhi Dako por Rama përmes bandave të Dakos. Votat në Dibër i Vodhi Rama përmes Gjiknurit kodi mafioz dikton se po lëshove dikë lëshon edhe veten tënde. ky është taksirati i PS deri më 25 prill. E ngushtuar elita e Ps në një grup që vetëm mbushin xhepat. Drekojnë e darkojnë me kriminelë.

Në këtë sallë kam qenë me drejtues të organizatave socialiste të Tiranës të cilët nuk do vijë  të bëhen anëtarë të PD po do i shërbejnë PS duke ndërmarrë atë hap të guximshëm që merr cdo parti kur i kriminalizohet drejtimi duke i dhënë atë mesazh të rëndësishëm me 25 prill e duke ua rikthyer partinë socialistëve të ndershëm.

Edhe socialistë vidhen sot, jo vetëm demokratët. Edhe vetë socialistët. Mos mendoni se ka një mekanizëm ai socialistët e sëmurë me Covid ua rimburson ka shumë që i kanë shkruar se skanë lekë për ilace dhe su ka kthyer përgjigje. Jo Jo. PD është e vendosur të ecë në një model të ri, për të gjithë shqiptarët. Një model të evidentimit të kandidatëve ku zëri i anëtarësisë dëgjioet dhe ndikon në vendimarrje", tha ai.


Lajmi kryesor:

'S'kam dëgjuar për planin me 5 pika', Basha: E besoj se Rama nuk dëgjon askënd, as për problemet e shqiptarëve! Iu garantoj se do ketë përgjegjësi penale! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!