Isak Guta, 45 vite në gjurmët e Aleksandër Moisiut

Isak Guta, 45 vite në gjurmët e Aleksandër Moisiut

Aleksandër Moisiu dhe Isak Guta

Figura e aktorit të shquar shqiptar me famë borterore Aleksander Moisiut është trajtuar nga shkrimtare dhe historiane të ndryshëm vëndas dhe te huaj në një kompleksivitet te madh. Por ai është ndjekur deri në kufijte e adhurimit nga shume bashkëatdhetarë që jetonin në Kosovë, Maqedoni dhe Mal te Zi.

Një nga keto figura tipike është edhe ajo e shkrimtarit Isak Guta, i cili ka ecur mbi 45 vite në gjurmë të jetës së Moisiut të madh duke mbledhur që nga Cekosllovakia dhe Austria e Gjermania foto te vecanta dhe dokumente të ralla që plotesojne historinë jetësore të Moisiut. Guta gjatë diteve që ndodhej në qytetin e Durresit me bisedat e tija intersante tregonte se çfarë ka bërë nga perpjejkjet e tija në gjurmet e Moisiut dhe botimin e 6 librave mbi jeten e aktorit të madh. Më kujtohet pas disa kontakteve me të se si është përpjekur si një ndër organizatoret me aktivë të përvjetorëve të lindjes dhe të vdekjes së aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu duke realizuar ekpozita për “Javen e Moisiut” në shume shtete. Ai ka realizuar 6 libra dhe shume dokumnetare artistike në gjurme jetes së lavdishme të Moisiut. Vepra me e re e Gutes për Moisiun dhe me madhorja është “Emblema”. Më pas si substrakt të këtij libri ai botoi edhe librin e 7-të, “Moisiu dhe Bëma e Librit”.

Guta ka një jete interesante dhe intensive. Nga 77 vite të jetës së tijë 45 i ka kaluar ne gjurme të Moisiut gjate periudhes kur si emigrant politik i ish Jugosllavisë atij si lejohej te kthehej ne atdhe.Guta shkruan se Aleksandër Moisiu i fali shumë skenës evropiane. Me prejardhje nga jugu i ngrohte i Evropës, ai barti diellin dhe ngrohtësinë e jugut në rolet që interpretoi. Ai sjell ne vemendje se Shkrimtari Franz Kafka për Moisiun thoshte : “Zëri dhe gjestet e Moisiut na paraqitën diçka të paparë në skenën evropiane."

Guta në botë

Por jetën dhe veprën e kolosit shqiptar pak kush e njeh më mirë se shkrimtari Isak Guta. Guta që kishte kryer studimet në Pragë për Teknologjinë e Filmit dhe Regjinë e Filmit, ka shkruar plotë shtatë libra për Moisiun. Detaje që pak, ose aspak njerëz i dinë mund t’i gjeni në librat e Gutës. Një nga këta libra është edhe “Moisiu dhe Bëma e Librit” që doli si libërth nga një punim më i madh i Gutës i titulluar “Emblema”. Guta pas botimit të 5 librave të mëparëshëm nuk u ndje i kënaqur për çkishte bërë për Moisiun. Edhe pse ndër vite kishte gjurmuar jetën e aktorit të madh përsëri hulumtoi sepse sikurse thoshte, vetëm pas botimit të librit të 6-shtë “Emblema”, agoi të shihej e “shkuara” nga ndrydhja dhe shtrydhja për 40 vite, e pamundura të bëhej e mundur falë sakrificave dhe punës së pandalshme rezultoi me fryte përtej çdo pritje. Në këtë libër autori në moshën 75 vjeçare ka arritur sikurse thotë, të shpalosë një hapësirë të re të figurës në veprim të jetës kombëtare. Po në punimet e më vonëshme Isak Guta si në librin “ I madh midis të mëdhenjeve ” është përpjekur të na sjellë një Moisi me dimension të ri. Pasi në këtë libër figura e Moisiut për herë të parë trajtohet nën prizmin e rilindasit shqiptar duke synuar të ndriçojë një anë të panjohur, sikurse shkruan,të aktorit tonë të madh.

Takimi i parë me Gutën në Durrës

Në vitin 2012, prag të 77 vjetorit të vdekjes Aleksander Moisiut, Guta çeli në Durres një ekspozitë të rrallë ku kishte përmbledhur rreth 250 foto të ndryshme nga jeta e legjendës së skenës botërore. Shumë prej të cilave ishin gjurmuar nga regjisori Guta në shtetet ku ka jetuar aktori. Ai na tregoi në takimin e parë më të se fotot për Moisiun ka nisur që ti koleksionojë që në vitet 80 të shekullit të kaluar në Cekosllovaki. Po burimin kryesor kam pasur ato të Shqiperisë dhe më pas kam kërkuar kudo që ka jetuar Moisiu si dhe i jam referuar edhe zbulimeve të fotove nga literatura ruse.Po ashtu ai ka grumbulluar edhe në qytete Gjermane si ne Hamburg etj, kur ka kaluar një pjesë të jetës si i përndjekur i regjimit komunist jugosllav. Kjo ishte ekpozita e parë në Durres që vijoime ekpozite tjetër në vitet e mëvonëshme, por që realisht edhe këto që u çelen në Durrës i kishin rënjët në ekpozitën e parë që Guta hapi në vitin1980 në Pragë. Regjisori Isak Guta është autori i parë jashtë Shqipërisë, që nxori një vepër që përfaqësonte denjësisht figurën e Moisiut. Lidhur me ekpozitën e parë në Pragë, Guta do të kujtonte se si kjo ekpozitë luajti një rol të madh e të pazëvëndësueshëm. Kjo pasi si asnjë gjini tjetër, ajo shërbeu si burim frymëzimi për gjinitë e tjera të artit dhe të informimit. Ai sjell ndërmend se si me çeljen e ekpozitës së parë në Pragë, nga vizitorët u vlerësua sikur vetë Moisiu të kishte ardhur i gjallë mes tyre. Për herë të parë, kujtonte Guta, aty pashë forcën e ekpozitës në bartjen e figurës, sikur të ligjëronte vetë Moisiu: “ Vizitori fillimisht e ndjen veten se ka hyrë përbrenda një galerie të mrekullueshme dhe pushtohet shpirtërisht. Pastaj i duket se e ka pranë figurën e kuvendon me të, si me shokun e afërt...Nga pozita e ekpozitës , vepron figura me vepren e pavdekshme nga të gjitha anët, dhe mu kjo i a jepfuqinë që nuk mund ta kenë gjini të tjera. Vepra e pavdekshme e figurës vepron prej gjitha faqeve pa shfletëzime në rrethin e vizitorëve. Tek ata zgjohen emocione të kënaqësisë nga madhështija e figurës...” Guta do të vlerësonte se si ekspozita e parë e Pragës do të shndërrohej në burim të pashtershëm për inspirime të reja krijuese e krenarie për njeriun dhe artistin e madh. Kjo vijoi nga Praga më 1980, ne Dyseldorf në 81, Lugano 94, Ferizaj 2003, Tiranë e Mynih 2004, Durrës 2012 etj.

Si lindi ekpozita e parë e Gutës?

Ekpozita e pavarur e autorit për A.Moisiun u krijua në vitin 1979. Fillimisht, sipas kujtimeve të autorit, me ndihmen materiale vullnetare të disa shokëve punëtorë. Si autor ai angazhua në një film dokumentar rreth 30 minuta kushtuar aktorit vigan me titull “ Midis nesh përgjithmonë”! Sa me shume gjurmova këtë figurë dhe grumbullova materiale dhe foto bardh e zi dhe për aq më rrëmbeu pasioni ndaj këtij gjeniu shqiptar për ta shpalosur figuren legjendare të tijë në skenën e artit botëror. Guta do të shkruante në kujtimet e mëvonëshme se : “ Synimi im i parë ishte se si ti kolorizoj fotografitë bardh e zi, për të nxjerrë një film dokumentar kolor, me shijen artistike për publikun bashkëkohor. Megjithë studimet që kisha kryer për teknologjinë e filmit dhe përvojën që kisha fituar në këtë drejtim, prap se prap kisha vështirësi të mëdha sepse këtu provohej një eksperiment i ri me shumë mundim, por dëshira ishte edhe më e madhe...Për derisa provat dhanë rezultate të suksesëshme në riprodhimin e fotografive me tone ngjyrash, atëherë pos në shfrytezimin e filmit, ideja për ekspozitë më doli në vete dhe vetvetiu përpara. Fillimisht i zmadhova 100 fotografi ne formatin 30x40 nëshenjë të 100 vjetorit të lindjes së artistit Moisiu. Së pari me ekspozitën u paraqita në teatrin gjerman të Pragës, ku ka luajtur aktori ynë. Ata u befasuan nga riprodhimi i fotografive , por në pamundësi nga foajeu i vogël, më drejtuan tek Instituti Historik i Teatrit Cek ku nisi e mbara. Ekpozita u hap për herë të parë në Pragë dhe qëndroi e çelur për 45 ditë. Nga 15 shkurti deri më 2 prill 1980.

Nga fjala e Isak Gutës Hamburg me 8 nëntor 2003

Me Moisiun, kombi shqiptar i dha botës misionarin më të lartë të artit skenik botëror. Ai e arriti këtë me fuqinë e botës shqiptare dhe më fuqishëm se kudo tjetër duhet të prijë e të veprojë brënda qënies kombetare. Përmes ekspozitës në prag të 125 vjetorit të linjes së Moisiut, pas aktualizimit të kësaj figure, krysisht synohet për të hyrë në zemrat e shkollarëve , nxënësve dhe studentëve shqiptarë, që tu shërbejë si fanar shtigjeve të reja në krijimtari...Me hyrjen e Moisiut në zemer të rinisë ata veprojnë sëbashku dhe mund ti japin artit shqiptar hove të ndritëshme deri në lëvizje kulturore. Në se ekspozita dhe botimet e mija do ti shërbejnë sadopak këtij objektivi do të jem i lumtur për mundin që kam bërë. Me këto aspirata për dhjetra vite jam përpjekur ta gjurmoj, ta pasuroj dhe ta ndriti jetën e këtij artisti të madh shqiptar.

A.Moisiu lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic